Gjelina Maçi Keçi
VETËM NJË STINË
Nuk dua,
Por Jam e detyruar të iki dhe unë shumë larg,
Nuk mund të të shoh, duke dhënë frymën e fundit,
Si enë plakë, e shpikur, që rrjedh çdo ditë nga pak,
Derisa të ë boshatisesh je ë jëtisesh.
Të gjithë atyre që u duhesh e zënë në lak e pa bërë gjak…
Më duhet të iki se, nuk mund të shoh diellin, kur lind i mërzitur ,
E hënën në lot pa yje mbuluar me mantelin gri,
Deti i tërbuar heshtjes pa pikë dashururie nga ajo që do ai.
E bregu gjithnjë pa puthjet e valës, dallgëve i mbytur,
Qiellin e ngrysur me re të zeza në breshër e stuhi,
Braktisur pa zogj, dallëndyshe e bilbilë,
Malet pa zana të ikura nga bora e përherrshme, përherrshme, përherrshme,
përh e trendafilë.
Nuk mund ta shoh gurin,
Kur të çahet nga dhimbja e dhimbjes së tij,
Prej mallit nëpër troje i vetëm në shtëpi;
Nuk mund të shoh gjyshër me fotografi në duar
Në ikje të pashmagshme, kur treni i jetës u ndalon
.
Nuk dua të shoh gjarpërinj, çdo ditë duke të helmuar,
E krokodilë që enden në gëzimet e tire duke ngrënë,
Mrekullitë e tua, trupin duke ta copëtuar.
Raki, musht e verë në gosti shtrigash me magji,
Dy a tre kolltukë fantazmash pa veshë e sy në ballë,
Pa shpirt, pa zemër dhe pa dashuri.
Ikën engjejtë, tani çirren për fron vetem djaj,
Nuk dua të shoh Drinin, kur të ndryshojë rrjedhën e tij,
Fushat djerrë e ferrat aty t’harruara përherë
E vendi kthyer në pa greminë,
pa everijh pa sythe dhe pa lastarë…
Vetëm një stinë jetë atdheu, vetëm një stinë
Tri të tjerat vrarë…
Por dihet që Shpresa e fundit vdes
Vesa avullon kur Dielli shëndrit
Edhe pse nuk dua , duhet të pres
Dhe ikja do t’kthehet, në ardhje nji ditë .
Drandofille
Drandofille kuq si gjaku
Mrekulli çil në kopshtin tëm
Drin e det i djeg maraku
Me ta ndi aromën në gëmb.
Fluturove në dhena tjera
Hane e diell vetëm ke lanë
Se pa ty n’varfëri pranvera
Yjet në qiell vedin kanë ranë.
Porsa mali peshon malli
Ngat me të pas prapë ty
Nuk do të vdes për së gjalli
Pa ti pa të bukurit sy.