Kadri Tarelli shkruan:
Durrës më. 06. 07. 2025.
Sa absurd janë njerëzit….! Kurrë nuk i përdorin liritë që kanë, por kërkojnë ato që nuk i kanë. Ata kanë lirinë e mendimit dhe kërkojnë lirinë e
fjalës. Soren Kiergegard
NË VLORË, NË DITËT E NGROHTA TË KORRIKUT
Takim me çiftin Haxhiraj: Vilhelme Vrana dhe Fitim Haxhiraj. Në këto dit të ngrohta të fillim-korrikut, më saktë, më: 06, 07, 2025, një
grup shokësh nga Durrësi: Zija Beqja, Shpendi Topollaj dhe unë Kadri Tarelli, më kot pritëm edhe dy të tjerë, u nisëm drejt Vlorës pa u trembur nga vapa e Korrikut. Qëllimi: një takim me dy personalitete të letërsisë dhe artit skenik, bashkëshortët, znj. Vilhelme dhe Fitim Haxhiraj. Ishte një takim miqësor, i planifikuar disa muaj më parë, por mbetur i pa realizuar, më së shumti për arsye objektive. Të gjithë e dimë, se pritja dhe zgjatja e kohës është e padobishme, duke krijuar një hapësirë boshllëku që mbetet si gjemb që shpon sa herë kujtohesh dhe shkel për fjalën e dhënë dhe punën e pa mbaruar.
Nuk shtoj fjalë që të gjithë krijuesit i dinë mbase edhe më mirë se unë: takime të tilla jo vetëm kujtojnë dhe forcojnë miqësinë, por janë të dobishme edhe për rrahje mendimesh, lidhur me krijimtarinë e gjithsecilit: – Ç’kemi shkruar e botuar, dhe më shumë çfarë kemi në dorë për ditët në vijim.
Natyrisht duke u kujdesur më shumë për shëndetin. Si përherë në takime të tilla, shkëmbyem libra. Zakon i hershëm, mendoj
i bukur në marrëdhënie miqësore mes krijuesve, ku shpirti dhe zemra janë pranë dashurisë e mirëkuptimit dhe larg cmirrës vrastare e shkatërrimtare. Unë i dhurova librin tim më të fundit, “Filxhani me buzë të kafshuar”, (Tregime), edhe për zotin Hajro Kapaj dhe kolegen mësuese znj. Lejla Gorishti, gjuhëtare, letrare dhe redaktore e përkushtuar dhe e papërtuar për të gjithë librat e botuara nga znj. Vivra. Mjafton të përmend edhe librin “Në botën letrare të Kadri Tarellit”, shkruar e botuar një vit më parë nga Vilhelme Vranari.
Do të çuditesha sikur Shpendi të mos dhuronte libra të botuara kohët e fundit…….! Zakon i hershëm i tij, që në çdo takim mes miqsh dhe krijues kudo ku ndodhen, hap çantën dhe shkruan dedikimin. Madje më shumë në trevat Shqiptare, Dardani e Maqedoni.
Ndërsa shkrimtarja dhe studiuesja e njohur në letrat shqipe, znj. Vilhelme na dhuroi tre librat e saj më të fundit: “Ai dhe ajo…. ‘E çmendura”,
(Roman), “Mirënjohja virtyt i kujtesës”. Volumi II-të dhe “Kështu ka ndodhur”.Ese-publicistika-IV. Libra që duhen studiuar pasi prekin tema të thukëta të ditëve që kalojmë.
Pas kafes në Vlorë dhe drekës në Dukat të Vjetër, u ndamë duke uruar njëri-tjetrin: – Shëndet të mirë dhe suksese në krijimtari të bukur!
– Mirë u takofshim në Durrës. Ju mirëpresim…!
Miqësisht!
Kadri Tarelli