Pasditja e së premtes me poeten Majlinda Pajaj

Majlinda Pajaj

Sa kohë

Sa kohë u deshën syrin ta grisja,
ti do më kërkosh në netët e ftohta,
dhe në ditët kur dielli dimëror fshihet pas reve
do të më kërkosh,
do shfletosh libra, do ecësh në kujtime,
do të vijnë ndërmend puthjet e lëngëshme,
oh sa të dhurova,
aromën e trupit tim endur nëpër hire.

Sa kohë të prita,
ti ngele një ëndërr e pa tretur,
as deti nuk më mori ta puthja atë valë,
as qielli,
që yjet për ty mi mbajti ndezur,
lundrova e lodhur në udhëtim të vrarë,
gërmadhat
heshtur fjalën nuk ma mbajnë.

Sa kohë,
më thuaj edhe sa duhet të pres?
Ora kilometrat oh sa ka përshkruar,
u lodha më kupton,
po largohem,
me shtrëngatën e shpirtit coptuar,
të lutem,
me hënën kur të flasësh mos më mbaj në zgjim,
fiki dritat e zemrës,
kur shiu të trokas bulzat ndiz një kujtim.