Mbrëmje poetiek me vargjet e Erinda Medolli

Erinda Medolli

NË EMËR TË SAJ
(Poezi kushtuar gruas)

Në emër të saj që lind e rrit,
Që dhimbjen e fshin me buzëqeshje,
Që me heshtjen e saj, kthen britmën në qetësi
E mbjell forcë në çdo përpjekje.

Në emër të saj që ecën përpara,
Kur bota e ngushton me gjykime,
Që nuk përkulet përpara askujt,
Por ngrihet me zemër e mendime.

Ajo është zë që s’mund të shuhet,
Urtësi që botën e ndriçon,
Në çdo hap që bën, ajo lufton,
Jo për veten — por për çdo gjë që shpëton.

Në emër të saj, që kurrë s’tradhëton,
As ëndrrat, as shpresën, as dashurinë,
Që jep shumë më tepër se ç’meriton,
Dhe sërish rri e fortë me vetminë.

Në emër të gruas — jo si pronë,
Jo si hije në një vend pa zë,
Por si dritë që prish çdo errësirë,
Si një fuqi që s’ka kush e ndërron më.

Në emër të saj — për çdo bijë e nënë,
Për çdo motër që vuan në heshtje,
Le të jetë kjo fjalë një mbrojtje,
Një betim që do gjejë drejtësi,
Gruaja është vetë jeta që lulëzon me zjarr dhe urtësi.