Viron KONA
Piromani s`do t`ia di!
Vijojnë zjarret e s’mbarojnë,
flakët përhapen në Shqipëri,
digjen pemë përvëlon vendi,
piromani s`do t`ia di!
Miliona pemë rriten në pyje,
jetë për ne, edhe për breza,
kur një pyll bëhet shkrumb,
aty shkrumbohet dhe jeta!
Një bisht cigare djeg pyllin,
malin e djeg një shkëndijë,
mbjell 1 pemë digjen 1000,
piromani s`do t`ia di!
Për një “kënaqësi” të ligë,
për hakmarrje e për mëri,
e përvëlon “hasmin” krejt,
e shkrumbon dhe e bën hi!
Gjithçka digjet, përvëlohet,
njerëz fatkeq dot s`ia dalin,
zjarrfikësit luftojnë zjarret,
piromani vijon avazin!
Një tjetër shkon ndez zjarr,
te pylli me shkurre e pisha,
hedh cigaret andej-këndej,
digjen rrape, bredha e lisa!
Përvëlohen banorët e pyllit,
dhelpra, drerë, lepuj, arinj,
digjen zogj, miqtë e njeriut,
nga piromanët faqezinj!
Populli ynë ka fjalën e urtë:
për nj ‘plesht djeg jorganin,
zemërzinjtë dhe piromanët,
për “teka” djegin vatanin!
Nuk ndizen vet këto zjarre,
s`i ndez i nxehti afrikan,
autorë janë zjarrvënësit,
ata quhen piromanë!
……………
Piroman: zjarrvënës, maniak zjarresh të qëllimshëm dhe të rrezikshëm për të dëmtuar njerëz, pyje, prona… Kuptimi etimologjik i fjalës piroman, “dëshira për zjarr”.