E premtja poetike e Migjenit me Adelina Mina

Adelina Mina

“GJUHA SHQIPE”

E ëmbla me emrin, Zoti na e fali,
Engjëllore e diturisë në themel,
Dashuri e fortë, thyen urrejtje,
Bëlbëzon pa pengesë shkronjë e fjal’.

Më e mira si floriri te jep dritë se gjithçka,
Gjallëri, sa e denjë rron pagëzuar,
Fjal’ e huaj larg gjuhës shqipe vlerë s’ka,
Gjuhë e nënës është jeta, është thesar.

Gjuhë ilire sa e hershme, me gjak shkruar,
Një komb, një etni trashëguar e zotëron,
Kulturë e vyer e nje populli, e pashuar,
Gjuha Shqipe qiellore, gjuhë e nënes gojë më gojë.