Bashkim Saliasi
PËRJETIME PAS LEXIMIT TË LIBRIT “GJAHTARËT E GORILLAVE” TË AUTORIT ROBERT MAJKËLL BALLANTAJN (1825-1894)
Personazhet e veprës “Gjahtarët e gorillave” të shkrimtarit Robert Majkëll Ballantajn bënë fjalë për tre personazhet e telenovelës “Ishulli Koraleve” bashkohen përsëri pas gjashtë vjetësh dhe ndërmarrin një ekspedit gjuetie në zemër të Afrikës në kërkim të gorillës së tmerrshme.
Është një libër xhepi që lexohet shpejt, por në mendje të mbetet për një kohë të gjatë. Ajo që më tërhoqi dhe e rilexova përsëri këtë libër të Robert Majkëll Ballantajn është përshkrimi i ngjarjeve me një gjuhë të thjeshtë, ku autori na njeh me bukuritë e natyrës së kontinentit
Afrikan, të fshehtat e saj dhe ligjësit që e rregullojnë atë. Të tre personazhet e romanit kanë nga një mision të veçantë, pavarsishtë se duken se
kanë të vetmin qëllim, sportin e gjuetisë. Rafi kërkon që të bëjë një udhëtim për të zgjeruar njohurit në botanikë, Piterkinin e shtynë dëshira për të ushtruar sportin e gjuetisë. Xheku, për të eksploruar bukuritë e kontinentit.
Ajo që të bënë të mendosh është guximi i këtyre tre personazheve, që marrin në sy rrezikun dhe kërkojnë të zgjerojnë njohuritë e tyre për t’i vënë në dispozicion të njerëzimit. Bëmat e heronjëve të Ballantajnit në këtë libër nuk kthehen në qëllim në vetvete, shkruan në parathënien e librit Shpëtim Mema.
Nga leximi i librit nxjerrim si përfundim se ngordhalaq është ai djalë prej natyre, ose për shkak të edukatës që i është dhënë, vjen i butë, i ndrojtur dhe i mirësjellë. Deri këtu ai është një karakter i denjë për tu respektuar.
Po të qe e tëra kaq, ai nuk do të ishte ngordhalaq. Prandaj, për të merituar këtë atij nuk duhet t’i mungojë besimi në vetvete dhe të mos dijë se ç’është entuziazmi. Ai duhet të refuzojë çdo përçapje që do të rrezikonte sadopak. Ai duhet t’i trembet shiut me gjyma ose breshrit, duhet të ketë frikë qentë në përgjithësi, të mirë dhe të këqinj qofshin, të jetë i prirë t’i bëjë bisht çdo gjëje të guximshme, të tregohet indifferent ndaj mësimit të notit. Ai duhet të refuzojë çdo lloj loje të moshatarëve të tij, sepse goditjet me top shpesh janë të forta, dhe duhet të jetë një armik i betuar i shkopit me cingël, sepse cingëla ndonjëherë të nxjerr sytë.
Duke menduar dhe duke vepruar kështu, kur bëhet burrë ai s’do të jetë i aftë për të vepruar si duhet në raste të tilla që ndodhin rëndomë në jetë, si p.sh të mbrojë një grua prej fyerjeve që mund t’i bëhen, të mbrojë shtëpinë e tijë nga hajdutët, ose të shpëtojë fëmijën e vet nëse rastis t’i bjer diku në ujë. Ngordhalaqi shpesh njihet dhe si mburravec, në mënyrë të veçantë kur është në shoqëri me vajza, por në sheshin e lojrave ai mbetet në bisht të të tjerve dhe as që i dëgjohet zëri.
Për fat të keq ka shumë djem që janë katandisur në ngordhalaqër vetëm për shkak të edukatës që u është dhënë. Po ja ku po ua them se çdo ngordhalaq mund të bëhet mjek i vetvetes dhe të shërohet prej kësaj sëmundje po qe se do të veprojë energjikisht. Guximi dhe frika janë janë rezultat i edukimit dhe stërvitjes. Teodori i qëndron sulmit të demit të harbuar me vendosmëri të patundur, jo se ai ka më tepër guxim se sa shokët e tij, që ia mbathin vrapit, por sepse stërvitja e gjatë e ka bërë të ndihet plotësisht i sigurt se mund ta vras demi…
…Mburracakët janë të zhurmshëm dhe të guximshëm nëpër sallone, por tepër të butë në fushën e betejës. Ata janë trerrsisht egoist, tepër të prirë për t’i zmadhuar meritat e tyre dhe të gatshëm për t’i nënvleftësuar dhe përçmuar veprimet e shokëve të tyre.
Ata kurdoherë janë ushtarë dhe marinar të këqinj. Në këto rreshta të romanit që përshkruan autori u jep një mesaxh të qartë jo vetëm
prindërve që rrisin dhe edukojnë fëmijët e tyre, por edhe të rinjve që do të ndërtojnë jetën e tyre, duke marrë rrezikun në sy dhe të guxojnë të ecin vet në jetë. Nëpërmjet tre personazheve, por edhe zezakut që u shërben si përkthyes autori romanit nxjerr luftën për egzistencë që zhvillohet, jo vetëm në botën e kafshëve, por edhe të njeriut…
Përvoja është një mësus i mirë, edhe pse ndonjëherë mjaftë e ashpër. Autori flet për karakterin e botanistit që punën e sotme nuk e lë për nesër, sepse në të kundërt gjithë mundi dhe djersa e derdhur do shkrihen si një fllusk sapuni dhe mundi do të shkojë dëm.
Kush merr mundimin që ta lexojë këtë libër si gjithë të tjerët fiton një përvojë për jetën e vet dhe ka mundësi që botën mos e shikojë bardh e zi, por në një kolor që ç’sjell momenti nuk e sjell e nesrmja.
Jeta nuk ecën si në vaj dhe nuk është e shtruar me dafina, por është një rrugë e gjatë dhe pa krye që po nuk dite ta menaxhosh bie dhe thyen kokën. Njeriu nuk mund ta humbasi për asnjë moment besimin në Zot që na ka sjell në jetë dhe na ka caktuar kismetet e tij se kur
do ti gëzojmë dhe kur do vuajmë. Në përfundim të leximit të këtij libri lexuesi do bindet ashtu sikundër shkruan përkthyesi
Shpëtim Mema se njeriu në shoqëri duhet të jetë i sinqertë dhe pa interesa midis njerëzve. Vetëm ndjenja e kolektivit i shpëton personazhet e romanit që t’i dalin mbarë aventurës së tyre dhe të kthehen triumfatorë në vendlindjen e tyre.
Autori librit është i drejtpërdrejtë dhe me çiltërsi dhe dashamirësi ndaj njerëzve përshkruan me sinqeritet karakterin e fortë dhe besnik të njerëzve vendalinjtë zezak edhe pse jetonin në kushte të tejskajshme varfërie dinin të prisnin dhe të respektonin mikun në ditë të
vështira dhe ndihmojnë personazhet e romanit që t’ia dalin mbarë aventurës së tyre dhe të kthehen triumfatorë pranë familjeve.
Protesta që ngre autori ndaj gjuetis së njerëzve me ngjyrë për t’i kthyer në skllevër është një ndjenjë njerëzore që tregon se njeriu pavarsishtë nga pigmenti lëkurës që ka duhet të trajtohet si qënie njerëzore dhe i barabartë midis të barabartëve.
Duke përfunduar këto shënime rekomandoj dashamirësit e letërsisë sidomos të rinjtë që ta lexojnë këtë vepër se do mbeten mjaftë të kënaqur dhe të nxjerrin mësime nga nga ky libër i shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe një fjalor të pasur nga ana artistike. Leximi këtij libri
ju frymëzon që të keni besim në vetem tuaj dhe u pais me ndjenjën e guximit dhe qëndresës, të sakrificës dhe optimizmit, ashtu sikundër e mbyll parathënien shkrimtari Shpëtim Mema.
Tiranë, më 18/10/2025