Elvira Zeneli
Kohë e krisur
Kohë e krisur,
me iluzione e ngjizur…
Një dorë kërkon fëmija,
të ngrihet në këmbë.
Pastaj,
i mjafton veç një lule të lëshojë
mbi kujtimin e tij që s’di të shuhet.
Dhe fryma ndalet,
në mes të rrugës…
Të dëgjojë zërin e kohës që hesht.
Nga plaga e djeshme
lind një e nesërme,
si Agim që s’e ndal dot as vdekja.
…Ndërsa,
kur kështu ndodh me një Mundësi,
pyet veten:
Vallë, mund të bëhej
Dashuri!?