Kumrie Avdyl Shala
MONOLOG PAS NDARJES
E di që ende më ndjen deri në palcë,
E di se buzëqeshja ime të shëron,
E di se sytë e mi plot jetë të dhurojnë forcë,
E di se të mungon pranija ime,
E pa mua, asgjë mirë nuk të shkon.
Mjaft shetit lule më lule,
duke kërkuar nektar, e në vend të nektarit,
sytë të rrjedhin lot,
e goja të vjellë vrer.
Mjaft buzëqesh me zor,
kinse je i lumtur,
por vetëm unë e di
si të rrjedh gjaku në damarët e trupit.
Pse nuk e pranon
se çdo natë të shkoj në mendje,
më përkëdhel fshehtas
si faqja jastakun?
Pse mundohesh ta fshehësh mallin,
kur në vargjet e tua
nga goja nxjerr helm?
Fjalët vrasin më shumë se plumbi,
rikthim nuk do ketë, as lutje.
Jeto me dashurinë time
që ta dhashë pa kushte…
Por mos harro se,
nga askush s’do ta gëzosh
këtë dashuri të sinqertë,
të bëj be…



