Linda Franja
Mendja apo Zemra
Mendja ime s’është mbretëreshë kokëfortë që sundon,
ajo është urë që lidh, jo fron që rrëzon.
Shpesh më ka çuar në stuhi,
me pyetje, me frikë, me zhurmë, sa s’e di.
Por tani kuptoj: s’duhet ta shkatërroj,
veç me butësi ta përkul, që brendësinë ta dëgjoj.
Zemra di pa folur,
mendja mëson ta dëgjojë.
Aty lind urtësia e vërtetë,
ajo që jetën di ta krijojë.
Kur mendja pushon së gjykuari,
hapet një dritare në shpirt.
Mendimet rrjedhin si lum,
dhe çdo frymë mbushet me dritë.
Nuk dua më të luftoj me mendjen time,
dua ta përqafoj si motër trime.
Të më shërbejë, jo të më sundojë,
të më drejtojë me qetësi — që bashkë të shijojmë.
Kur zemra udhëheq, shpirti dëgjon,
mendja zbërthen dhe krijon.
Në këtë rreth të shenjtë harmonie
ndodh mrekullia ime.
Përqafimi
Përqafimi s’është fjalë, por frymë që merr jetë,
dy trupa që heshtin, por zemra u flet.
Një dridhje e butë, një rrahje që pushon
Bota shuhet,koha ndalon.
Në afërsi humbin fjalët dhe frika,
shpirti ndien trupin që ndricon si drita
Kur ato bashkohen dhe bëhen një,
nuk di kush je ti e kush jam unë më.
Kujtimi që mbetet, si aromë ajri,
është gjurmë e shpirtit që s’ka të ndarë.
Në largësi, kur mungon ai prekim,
mbetet — në brendësi përjetim.
Ti rindërton
Kur ti rindërton
nga dhimbja, nga humbja,
nga rrëzimet,
nga kundërshtimet e turma,
dhe bën versionin tënd më të bukur,
atë që bota s’të la,
por shpirti yt
me sytë e zemrës e pa.
Në emër zakonesh,
frike e turpi të vjetër,
me thikën e skulptorit
deshën të bënin tjetër —
por askush s’mund të fshijë
atë që jeta ta dha,
as të ndryshojë frymën
që brenda në gjoks të rrah.
Ti linde në një vend
ku liria s’kish emër të plotë,
me zemër mësove të duash
edhe kur dhimbja s’të foli më dot.
Por ti, shpirti i lirë,
i mbushur me kuptim,
s’kërkon më shpërblim —
por paqe,
rilindje,
në gëzim..
Unë e njoh Atë
Ajo nuk ecën — ajo rrjedh,
si uji i dritës që nga burimi del
Ajo s’ka nevojë të bie në sy,
sepse drita e saj
në brendësi i rri.
Ajo është e thellë —
ndjen nën lëkurë,
s’jeton në sipërfaqe,
por në çdo molekulë.
Në buzëqeshjen e saj
jeton thjeshtësia,
aty gjen kuptim,
dhe lind mirësia.
Ajo është e vërtetë,
nuk luan rol —
edhe pse bota
ka shumë kameleon.
Por ajo tashmë di kur të flasë
e kur të rri,
e di kur fjala është lutje,
e kur heshtja kërkon qetësi.
Dhe kjo i jep asaj brishtësi —
atë forcë të butë
Që di ta kthejë energjinë.
Në harmoni e melodi .



