Elvira Zeneli
Natë magjike
Nuk është pak për gjithçka kam arrirë,
E tillë le të mbesë përjetësisht,
Me të njëjtin ritëm mirësia më ka prirë,
Dashuri dhurova pafundësisht.
Piva ujëra të kristalta buzë një kroi,
Si një vocërrake llastohem nëpër vargje,
Më mbushi, me lumturoi viti që shkoi,
Më bën që t’i puth këta pragje.
Ngrita vështrimet mbi çdo majë mali,
Të zbres prej atje kristalet e borës,
Për ju miq më pushton malli,
Rri pranë jush siç i rri kurorës.
Urimet nuk rreshtin këtë natë me hënë,
Mes jush jam si zjarri që pêrvëlohem,
Kokën mbi një fron kujtimesh kam vënë,
Këtu dua të fle, s’dua të zgjohem.
Harrohem mes dëfrimit, gajas e këndoj,
Kjo natë më mbulon me magji,
Njerëzit e trishtuar dua t’i zgjoj,
Hareshëm t’ua përcjell gëzimin tim.
Është Viti i Ri, i mbushur me gëzime,
Zbraz gotat dhe kupat me rrëmbim,
Një “brum” ua përcjell nga zemra ime,
Mes një valsi ndjehem si në fluturim.
Dëshira më ngjall, më jep shumë besim,
T’i fshijmë hendeqet, të bashkojmë shpirtin,
Të rrëzojmë mëritë me të ëmblin vështrim,
Të shohim se si zemrat tona ndritin.



