Brixhilda Dede
LIBËR I HAPUR
Nis këtë faqe libri si dashuri që jeton brenda teje.
Si dritë që shpirti e kërkon për tu dhënë shkëlqim ditëve.
Si paqe e heshtur që përkëdhelet gjetur strehë boshit tënd.
Si dorë e lindur prej dielli që di të mjekojë plagë dhimbjeje.
Ky vit, libër i hapur ku gjithkush shkruan historinë e tij mbi një qiell të pastër ku rjedh limfë dashurie.
Me fuqinë dalë nga fryma e Zotit!
Betohu se do ta duash atë ashtu si veten, si botën dhe gjithë njerëzit e mirë që të rrethojnë,
deri frymën e fundit!
Brenda teje, rezervo pak urtësi, pak paqe, pak dritë.
Kur qiejt të errësohen të shndrisësh si yjet mes territ.
Dhe dimrit të acartë ti krijosh një pranverë të paparashikuar ku zemrat e plagosura të gjejnë ngrohtësi.
Mbushni gotat me shpresë, ditët me buzëqeshje e ëndrra të kthyera në realitet.
Ndërtoni mure të reja, ura lidhëse të sinqerta, dashuri të vërteta.
Një shpirt i bukur dhe i butë, jeton deri përjetësi!



