Mbrëmje poetike me korcaren Erinda Medolli

Erinda Medolli

Në Korçë u ktheva

Në Korçë këthehem si çdo herë
Zemra më përcjell tinguj të rinisë sime
Hapat më çojnë mes kalldrëmeve
që dinë të ruajnë shumë kujtime.

Korça zemra që rreh me kulturë,
Një dashuri që sdi të mplaket kurrë.
Vendi që nga shpirti nuk të largohet
Sado larg trupi të mërgohet.

Më duket sikur çdo herë më pret njësoj
Në çdo cep gjej ëndrra, miq e kujtime.
Sa herë kthehem tek ty, moj Korçë,
ndjej një mall, e dashuri pa përçmime

Qytet që dashurive i bën pritë.
Korça qytet plot mall e dritë
sa herë ik, mbetet brenda meje,
si dashuri që s’di të ikë.