Bashkim Saliasi
ÇËSHTË GJUMI, ËNDËRRA DHE MEDITIMI?
Për t’i dhënë përgjigje se ç’është gjumi, duhet t’i japim përgjigje pyetjes; pse flemë?
Sipas Webit, gjumi është një nevojë e domosdoshme jetësore për njeriun, pa të cilin ai mund të jetojë një periudhë disa ditore pa të. Gjumi kuptohet si një nga gjëndjet e ndryshuara të ndërgjegjes që ne jetojmë, të cilën Wllace dhe Fisher e përkufizojnë ndërgjegjen si përpunim të informacionit në nivele të ndryshme të vetëdijes.
Gjatë gjumit, ne e humbasim aftësinë për të shfaqur vemëndjen ndaj mjaft gjërave që ndodhin rreth nesh, përjashto rastin kur veprojnë ngacmues të fortë si psh tingulli i fortë i ziles së celularit, boria e makinës etj.
Gjumi pas një shtendosje te njeriu shfaqet në dy forma. E para njeriu në dy orët e para bënë një gjumë të thellë dhe pa ëndërra. Personi në gjumin e parë në se është i ndikuar nga nxitës të jashtëm zgjohet më lehtë nga një e trokitur në derë, zile telefoni, celulari etj.
Njeriu afërsishtë një të tretën e jetës së tij e kalon në gjumë.
Dy tipet e gjumit u emërtuan për herë të parë në vitin 1953 nga Eugene Aserinsky dhe
Nathanail Kleintman të UT të Çikagos sepse gjatë gjumit sytë lëvizin shumë shpejtë, lartë poshtë nën kapakë. Ky aktivitet i quajtur lëvizje e shpejtë e syve LSHS, tergon një tip gjumi që ishte shumë aktiv, i krahasuar me etapat e tjera më pasive të gjumit, të quajtura gjumi me lëvizje të shpejtë e syve dhe LJSHS, ose gjumi me lëvizje jo të shpejtë të syve.
Kur biem të flemë, çdo natë ne kalojmë në gjumin me LSHS, pastaj kalojmë nëpër disa cikle të këtyre etapave të gjumit para se të zgjohemi në mëngjes.
Etapat e gjumit me LJSHS quhen etapat 1, 2, 3 dhe 4.
Në etapën e parë, personi që fle është në përgjumje dhe mund të ketë imazhe pamore që ngjajnë më tepër me haluçinacionet sesa me ëndërrat me sy hapur.
Në etapën e dytë përmbanë gjithashtu aktivitet “theta” dhe karakterizohet nga boshte gjumi, që janë shpërthime të shkurtra valësh prej 12-14 Hc.
Etapa e tretë është një etapë kalimtare nga etapa e dytë te etapa e 4 në të cilën ne kalojmë 10% të gjumit tonë.
Etapa 4, e quajtur shpeshë gjumë i thellë, përbëhet në masë 50% nga aktiviteti delta dhe kalojmë rreth 15 % të gjumit në Etapën 4.
Në gjumin me LSHS, rrahjet e zemrës përshpejtohen, sytë lëvizin me shpejtësi rreth e rrotull, frymëmarrja bëhet e ndryshueshme, dhe EEG-ja është e ngjashme me atë të gjëndjes së zgjimit.
Në gjumin me LJSHS, ku sytë mund të lëvizin ngadalë nga njëra anë në tjetrën. Ritmi i zemrës ngadalësohet dhe tensioni i gjakut ulet pak. Frymëmarrja është e ngadaltë dhe e rregullt dhe në këtë kohë ndodh gërhitja.
Në përgjithësi mungon tensioni muskular dhe njeriu që fle është i palëvizshëm.
Gjumi me LSHS quhet gjumi i ëndërrave, ku sytë lëvizin lartë e poshtë, ritmi i zemrë shpejtohet, tensioni i gjakut ngrihet, frymëmarrja bëhet e ndryshme dhe ndodh ndezja seksuale në të dy sekset.
Ëndërrat në etapën e LSHS shpesh mbahen mend të freskëta, ndërsa ato pak që shihen në etapat e LJSHS janë shpesh të turbullta dhe të paqarta. Teoritë e hershme për ëndërrat sygjeronin, se ato janë vendi ku banojnë konfliktet tona të papërgjegjshme, kurse
teoritë e sotme sygjerojnë se ëndërrat janë shtrirje e përjetimeve tona të përditëshme. Rreth 40 minuta pas fillimit të gjumit, ne kalojmë nëpër etapat e gjumit me LJSHS në rendin e anasjelltë.
Afërsishtë një orë e gjysëm pasi na ka zënë gjumin, ne kalojmë nga Etapa 2 në Etapën LSHS, që tani zë vëndin e Etapës 1, që mund të zgjasë rreth 10 minuta. Ky cikël përsëritet gjatë natës.
Ndonëse ekzistojnë ndryshime të mëdha, shkencëtarët kanë zbuluar se shumica e njerëzve paraqesin një model të përbashkët të fjetjes, gjatë jetës së tyre. Fëmijët e porsalindur flenë deri në 16 orë në ditë, në moshën 2-5 vjeçare fëmijët flenë rreth 11 orë në ditë. Gjatë moshës 6-16 vjeç koha e gjumit shkon nga 11 orë deri në 8 orë gjumë. Në moshat mbi 60 vjeç kohëzgjatja e gjumit shkon nga 5-6 orë gjumë.
Shumica e të moshuarve dremisin gjatë ditës dhe zgjohen më shpesh gjatë natës. Një pjesë e rëndësishme e sistemit limbik është një strukturë e vogël e quajtur hipotalamus.
Ai përfshihet në motivacionin e sjelljes si të ngrënit, të pirit, të seksit, të fjeturit, rregullimin e temperaturës dhe ndikon mbi gjëndrën e hipofizës, e cila rregullon proceset kimike në trup.
Çrregullimet e gjumit përfshijnë disomnitë dhe parasomnitë. Në disomnitë, siç është pagjumësia dhe parasomnitë që shoqëohen me tmerrin në gjumë, urinimin në shtrat dhe të ecurit në gjumë, simptoma kryesore është një ngjarje e pazakontë që çrregullon gjumin.
Disa isomnikë vuajnë nga një gjendje e njohur si apnea e gjumit. Ata i zë gjumi lehtë, por pastaj u ndalet frymëmarrja dhe zgjohen duke gulçuar për ajër.
Bllokimi i kalimit të ajërit nga shtendosja e muskujve të fytit ose një keqfunksionim në tru, mund të sjellë për pasojë apnean.
Vdekja e befasishme e foshnjeve, mendojnë shkencëtarët mund të jetë apnea e gjumit, sepse foshnja i porsalindur mund të mos e ketë akoma strukturën nervore të nevojshme për t’u zgjuar, kur frymëmarrja ndalet dhe për rrjedhojë atij i zihet fryma.
Njihen disa parasomi, pra çrregullime gjumi që ndodhin në etapën 3 dhe 4 të gjumit me LJSHS dhe përfshijnë të folurit, të ecurit në gjumë, urinimin në shtrat dhe tmmerrin në gjumë, të cilat zakonisht ndodhin te fëmijët.
Ecja në gjumë ndodh te fëmijët dhe arrinë kulimin në moshën 12 vjeç, e cila mund të etë e trashëguar brenda familjes, kurse urinimi në shtrat mund të ketë një shkak fiziologjik, por shpesh duket se ka një bazë psikologjike.
Çrregullimet e gjumit me LJSHS kanë tiparin e përbashkët që personi shpesh nuk i mban mend ato që ka përjetuar gjatë gjumit. Dalim në konkluzion se gjumi me LJSHS nuk përmban një gjendje mendërisht aktive të ndërgjegjes.
Përdorimi i substancave që përmbajnë stimulant që rritin veprimtarinë e sistemit nervor qëndror dhe shpejtësinë e sjelljeve, krijojnë te njerëzit përdorues syhaptësinë dhe ndjenjën e euforisë.
Personat që përdorin kafenë e cila ndikon te korteksi cerebral i trurit, e cila jep syhapësi mendore, nga dozat e shpeshta përdoruesi përjetonë pagjumësinë, eksitimin, ankthin dhe frymëmarrje të shpejtë.
Në rast se përdoruesi e ndërpret kafenë e mëngjesit te ai shfaqen çrregullime mendore si dhimbje koke, nervozizëm dhe të përziera. Edhe alkoli në doza të mëdha ul reagueshmërinë seksuale te njeriu dhe çrregullon gjumin me LSHS, kordinimin motor, tëmenduarit dhe perceptimin dhe shkon deri në probleme fiziologjike, sikundër janë sëmundjet e mëlçisë dhe humbja e kujtesës.
Meditimi është praktika e përqindrimit të shtendosur që bllokon stimujt vëmendjes larguese. Ai duket se është në gjendje të paksojë ankthin, të shtojë rezistencën ndaj zemërimit dhedepresionit dhe të përmirësojë vetëvlerësimin e individit. Një teori e kohëve të fundit tregon
se gjumi me LJSHS e pastron trurin nga kujtimet që ndërhyjnë te mendimi dhe kujtesa.
Tiranë/ 19/01/2026



