Mirushe H.Musa
Në shtratin e Vargjeve
Sa herë shpalos kujtimet kohërave të vjetra,
Hëna bie në gjumë, më lë nga një sekret.
Zemra në kraharor dridhet si kitarë pa tela.
Në kornizën e fotografisë ti nis e buzëqesh.
Mbremjeve, kur qyteti fle, bie në qetësi,
Shiu përkëdhel hapat që bashkë i lamë.
Koha më kthen mbrapa në atë vallëzim je ti,
Nën qiellin që flakëronte si një vullkan.
Kur rrezet e agimit puthin valën e lumit,
Me çojnë te shkëmbi i vjetër, ti je ulur ,
Kur ndizen rrufetë, shiu bie me zhurmë,
Udhëve ndjej hapat tu dhe shoh gjurmë.
Më hapen portat e shpirtit si harmonikë,
Dorën e vë ne kraharor për një moment.
Ti zgjohesh mendimeve të mia ecën e shetit,
Dhe mbishkrimeve që lamë si testament.
Sa here preku tastet e bardha të pianos,
Fillon ai tingulli i lehtë në pentagram.
Kujtoj buzëqeshjet tua të mbremjes,
Dhe shiun që pikturonte diçka në xham .
Nuk te braktisa kurrë ,premtimin e mbajta
Ashtu si të thash ,nën kraharor ke vend.
Shtratin e dashurisë me vargje të shtrova,
Sa e sa herë e qendisa rimave me penë.



