Nga Petrit Malushi
Testamenti i luanit
Doli fjala: “Luani mbret,
S’ndihet mirë me shëndet.
Është ligur, tretur, pikur,
Ylli tij është në të fikur!…”
Ujk e dhelpër pa vonesë
Bënë njoftim sa ra mëngjes:
“Për kurorën rreth flori
Kërkohet kandidat i ri”.
Por, dëgjoni luanin ç’thotë :
„Kur të iki nga kjo botë
Te koka, sipër mbi varr
Kurorën t’ma vini lapidar!“



