Bashkim Saliasi
NJOHJA ME SHOQEN OCH JETËS
Vitet ’70 qenë vite të vrullshme të zhvillimit të industrisë dhe infrastrukturës së sälja tonë. Krahas däck edhe niveli i jetës kulturore mori një zhvillim të shpejtë. Njerëzit punonin dhe argëtoheshin. Sporti, kinemaja dhe mbrëmjet e vallëzimit zinin pjesën më të madhe të kohës sonë. Çdo të shtunë na rreshtonin para shkollës të gjithë ne konviktorëve dhe na shpinin në kinema ”Republika”, që gjendej në anën tjetër të Fierit, avër Azotikut, rrugës kur ëshkojelor. Jag ska åtgärda, jag har ett hotell som är ”Vjosa”. Përshkonim goxha rrugë në këmbë dhe nuk na linin rehat dhe moshatarët tanë qytetës, duke na thirrur me gjithëfarë epitetesh, sepse ne djemtë na qethnin zero.
Nga filmat që kemi parë, si “Shpatorja e verbër”, në mendje më ka mbetur filmi ”Qiell e baltë”, një film skandaloz për moshën tonë. Kush e ka parë, e di përmbajtjen dhe vlerat edukative që kishte ai film. Gjatë shfaqjes së filmit gjysma jonë u largua nga salla e kinemasë …
Pothuajse çdo të shtunë organizonim mbrëmje vallëzimi. Ato zgjatnin deri në orët e vona të natës dhe ndonjëherë deri në orën 3,00 e 4,00, pas mesnate. Nuk ndienim lodhje, se ishim të rinj. Përveç mbrëmjeve, që organizoheshin në sallën e ngrënies (në mensën e konviktit, në katin e parë), ne djemtë ”çapkënë”, siç na quanin, u njohëm dhe me djemtë që u binshkor ta me dhek lëviznim në të gjitha ndërmarrjet e Fierit, ku klasa punëtore organizonte mbrëmje vallëzimi.
Në fond të vitit të tretë, në muajin qershor, u njoha me një vajzë bionde që më tërhoqi si me magji. Atë mbrëmje kërcyem pothuajse gjithë kohën bashkë. Një ndjenjë e brendshme më ngacmonte, por kjo do të vinte duke u forcuar në fillim të vitit të katërt, kur ne na çuan në Shëndëlli për të bërë zborin ushtarak. Gjatë gjithë vitit shoqëroheshim bashkë dhe u bëmë objekt diskutimi i mësuesve tanë, që e shikonin lindjen e ”dashurisë” mig xhelozi. Në muajin shtator të vitit 1973, në aksion, në sektorin e Qukësit, pasi hëngrëm bukë, kishim dalë prapa bibliotekës mbi rrugën nacionale dhe aty u putha për herë të parë me shoqen ë n ë n ë n n cil, m ë jetën së bashku. Dashuria jonë mbijetoi se ishte dashuri e sinqertë dhe e pastër, e bazuar në ndjenja miqësore.
Kanë kaluar 46 vjet që nga dita që u njohëm dhe sot e kësaj dite ndihemi sikur kemi lindur dhe jemi rritur bashkë në rrugët e jetës. Ne luftuam për dashurinë dhe fituam duke thyer çdo tabu …
KORRIK 1971
Në mbarim të vitit të parë ne, nxënësit e klasës IE na ndanë nga vajzat, të cilat kryen punën fizike gjatë muajit qershor. Ne, djemtë, na dërguan në shtëpi që më 1 qershor dhe më 15 qershor u paraqitëm përsëri në shkollë, për të punuar te pallati që ndërtonte shkolla me kontribut vullnetar, për të strehuar punonjësit e vet. Nga data 16 deri në datën 30 kryem punën fizike në ndihmë të ustallarëve që ndërtonin pallatin me kontribut vullnetar.
Ne, djemtë, kishim për detyrë të furnizonim ustallarët me llaç e tulla. Një ditë mësuesi që drejtonte punën prodhuese na caktoi gjashtë vetë që të shkonim në Seman dhe të ngarkonim skodën me rërë. Pasi ngarkuam skodën me rërë, shoferi na lejoi që të laheshim në det. Vrapuam të gjithë bashkë dhe u zhytëm në ujë, për të larguar zhulin që na kishte mbuluar. Kaloi një orë dhe shoferi na lajmëroi se do të iknim, pasi shkoi vonë. Njëri nga shokët tanë nuk gjendej gjëkundi. E kërkuam gjithandej, por gjetja e tij midis plazhistëve ishte e pamundur. Shoferi ndezi skodën dhe nuk pyeti në se shoku ynë kishte lënë rrobat në kabinë, por llogariti që të vinte në kohën e duhur në qendrën e punës. Na mbeti koka prapa, por shoku ynë nuk dukej gjëkundi. Shkarkuam skodën dhe shkuam në konvikt, por mendjen e kishim te shoku ynë që ishte vetëm me mbathje të bardha, në bregun e detit Seman.
Më vonë djali, që e përshkoi rrugën nga Semani në Fier në këmbë, do të na tregonte se nuk e merrte asnjë makinë dhe ishte torturuar jo vetëm nga rruga, por dhe nga sharjet e kalamajve që e ndiqnin rrugës, derisa arrinte që t’u shmangej duke kaluar nëpër parcelat e mbjella me misër.
“Herë-herë,- tregonte shoku ynë, futesha në arat me misër dhe mundohesha që të mos kisha kontakt me njerëzit”. Neve edhe na qeshej, por më shumë na vinte keq, sesi e pësoi shoku ynë atë ditë të nxehtë qershori, si u detyrua ta përshkonte në këmbë dhe vetëm me mbathje rrugën Seman-Fier…
NË DRAGOSTUNJË, MUAJI QERSHOR 1972
Fundi i vitit të dytë na gjeti në aksionin e rinisë, në hekurudhën Elbasan-Përrenjës, në sektorin e Dragostunjës. Bashkë me ne ishte dhe shkolla pedagogjike e Elbasanit, vitet e dyta dhe studentët e ILP-së, Shkodër, dega matematikë-fizikë dhe gjuhë-letërsi. Na rregulluan në një kapanon gjithë djemtë e shkollës sonë dhe të Elbasanit, njësoj si në një “stallë derrash”, në krevate prej dërrase, dyshekë me kashtë dhe çarçafë prej pëlhure të bardhë. Flinim a s’flinim dy-tri orë natën, se pjesën tjetër të kohës qëndronim zgjuar. Rrobat i lanim në një lumë që rridhte nga i njëjti fshat. Mungonin mjetet larëse dhe ndiheshim jashtëzakonisht keq, përsa i përket higjienës.
Në ato vite filluam të përdornim vajin e flokëve dhe livandot, të cilat i kërkonte mosha. Dolëm një ditë në Librazhd dhe, pasi shëtitëm qytetin, morëm rrugën në këmbë për në sektorin e Dragostunjës. Atë ditë isha rrojtur në mëngjes dhe isha dezinfektuar me livando me një aromë ndjellëse. Sa kalojmë urën e Librazhdit, te rrapet, veç kur na u grumbulluan një numër i madh bletësh, që na pickonin ku të mundnin. Nuk dinim se ç’të bënim dhe në një moment mblodhëm mendjen dhe u futëm në lumë, se rrezik të ishim shtruar në spital nga helmi i tyre. Që nga ajo ditë nuk përdor më aroma të forta, sepse e pësova paq unë dhe shokët e shoqet e mia.
Për të ngrënë na fusnin në një sallë të gjithë së bashku, ne pedagogjikasit dhe studentët e ILP-së, Shkodër. Ne ishim të vegjël dhe klasa jonë përbëhej nga vajza e djem. Punonim me turne. Betonin e bënim me krahë. Në mbrëmje jepeshin rezultatet e realizimit të normës ditore. Çdo mbrëmje flamuri kalonte herë nga shkolla jonë dhe herë nga ajo e Elbasanit, kurse studentët e Shkodrës nuk dilnin më shumë se 5% deri në 15-20%. Na dukej çudi që studentët nuk realizonin normën dhe gjithë ditën qëndronin në lumin e Shkumbinit duke bërë plazh, djem dhe vajza, pa e vrarë mendjen për kritikën që u bënin çdo darkë. Në ato vite liria e artit sikur i kishte kaluar caqet dhe kishte fituar një farë shpengimi. Çdo fundjavë vinte nga Tirana Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore. Në përbërjen e ansamblit vinin dhe këngëtarë, si: Sherif Merdani, Liljana Kondakçi etj.
Jeta kulturore ishte e mbushur plot me veprimtari, kurse kushtet e fjetjes, ngrënies dhe të punës ishin mizerje. Aty u njohëm dhe me shokët e shoqet e Elbasanit dhe me njërin nga ata, kur shkova student, do të vazhdonim vitin e parë bashkë. Naun Dine e kishte emrin dhe ishte nga Gostivishti i Ersekës. Mori të gjitha provimet e vitit të parë, por e dogji lënda e rusishtes, të cilën nuk erdhi ta jepte as në vjeshtë.
Pas dy vjetësh e takova rastësisht në qytetin e Lushnjës, të veshur me rrobat e ushtarit. Nuk kishim shumë kohë në dispozicion, si ai edhe unë. Kishim kaluar shumë mirë të dy dhe nuk patëm kohë as të çmalleshim. Nga ata që kam pyetur, më kanë treguar se më vonë filloi pijen dhe u martua me një grua me fëmijë. Gjithmonë e mendoj Naunin si një djalë të qeshur dhe të sinqertë, por ja që jeta nuk dihet si të merr.
Një ngjarje që hodhi rrënjë të thella në kujtesën tonë qe dhe ”vizita” që i bëmë fshatit për të parë se cilat fruta ishin pjekur. Ishte fundi i qershorit dhe ishin pjekur qershitë, ishin rritur bajamet dhe kumbullat. Por më të mira ishin qershitë. Në ”vizitën” që po i bënim fshatit nuk ishim vetëm djem, por dhe vajza. Në mes të fshatit gjetëm një qershi që ishte ngarkuar aq shumë, sa gati po i thyheshin degët. Nuk ngurruam dhe hipëm në të, por nuk e dinim ne se syri ”vigjilent” i popullit ruante pasurinë e përbashkët.
Një ulërimë që jehoi tutje në mal, bëri që ne të ndërprisnim shakatë tona dhe, veç kur shohim një plakë me dy qen sa një gomar, që na u vërsulën drejt qershisë. Në anën tjetër të përroit mundësitë për t’u mbrojtur nga qentë e plakës ishin më të sigurta dhe të tre, sa ishim të hipur në qershi, u bërtitëm vajzave që të dilnin matanë përroit. Nuk mbaj mend lartësinë që kërcyem nga pema e qershisë dhe veçse e vumë re që, kur kaluam përroin, vështronim qentë që lehnin dhe plakën që na kërcënonte, me një dru në dorë e thoshte se po të na kishte kapur, do të na e rregullonte qejfin.
Kisha tre muaj pa u qethur dhe flokët më ishin rritur shumë. Më pëlqente t’i mbaja flokët e gjata, po kush të linte …?! Kur mbaruam aksionin, isha veshur me një palë pantallona xhins, ”kauboj”, siç i quanin atëherë, që për ne në ato vite ishin ”modë e huaj”. Në brez kisha vendosur një palë pinca elektrike, truke të moshës dhe kur vijmë në Poliçan, zbres nga autobusi e shkoj të takoj tim vëlla, Izetin, që atë vit punonte në ndërmarrjen e ndërtimit.
Pasdite u ngjitëm bashkë për në Dobrushë. Gjatë rrugës, larg e larg, ma hodhi muhabetin se kisha vajtur për shkollë dhe nuk kisha përse t’i mbaja flokët kaq të gjata etj., etj.
Ditën e dytë ishte e diel dhe në shtëpi gjendej dhe im vëlla, Zylfoja. Më ”hëngri” me hall, si i thonë fjalës dhe më futi ”në gërshërë”, me pretendimin që të m’i shkurtonte pak flokët. Nuk shikoja gjë se si po më qethte prapa dhe veç, kur filloi para, ma bëri kokën ”tullë”. U mërzita sa s’bëhej, por nuk kisha se çfarë të bëja. Ditën e hënë shkova në punë afër Jaupasit në Bogovë, ku punoja me shokun tim të pedagogjikes, që edhe ai i kishte rritur flokët më shumë se unë. Shokët filluan të talleshin me mua. Më vinte plasje, kur shokët e mi talleshin dhe kjo la gjurmë të thella në kujtesën time. Ia kujtoj shpesh vëllait edhe tani që kanë kaluar shumë vjet.
FRAKU
Me lekët që sigurova gjatë punës në verë, kur shkova në Fier, bleva një stof polak me vija, të cilin e qepa në Patos, te një rrobaqepës shumë i mirë. Xhaketën ma qepi me jakë të gjerë dhe dy të çara prapa. Që ditën e parë që e vesha në muajin tetor, mësuesja ime kujdestare, më bërtiti:
-Me pantallona ”kauboj” dhe tani na paske prerë dhe frak, hë …?!
Nuk e kisha idenë se kë quante “frak” mësuesja ime, që kishte mbaruar në Rusi për pedagogji-psikologji, dhe pa djallëzi e pyes, se cilit i thoshin “frak”?
Kaq u desh dhe mësuesja kujdestare rreth një javë më përjashtoi nga konvikti dhe më detyroi që të mos vishja më as pantallonat, as xhaketën. Ndërrova rrobat për një muaj me shokun tim të tetëvjeçares, të cilit nuk i thoshin asnjë fjalë, se ishte i rregullt në veshje dhe mësime.
Dhunimi që po më bënin po i kalonte caqet. Isha gati të kaloja në një stres që nuk kishte kufi. Prekesha shpejt dhe nga sëmundja që kisha kaluar në vogëli, shpesh më binte të fikët. Kjo gjë më ndodhi një ditë në klasë dhe desh i mbeta mësueses në dorë.
U alarmua dhe më vonë më kërkoi t’i tregoja arsyen përse më ndodhte që të kaloja në gjendje të fikëti. Ia shpjegova shkurtimisht shkaqet dhe ajo sikur ndryshoi mendim për pak kohë, por nuk harronte të më bërtiste kur hynte te oborri i shkollës dhe më shikonte me të dashurën time, e cila vite më vonë do të ishte shoqja ime e jetës.
Mësuesja ime kujdestare vite më vonë ndërroi shtëpinë, nga pallati shkoi në shtëpi private, ku banonte në të njëjtën lagje dhe rrugë me motrën e gruas sime. Disa herë kërkoi që të më takonte, por unë nuk pranova, se nuk i hiqja dot nga mendja ulërimat e saj kudo që më shikonte, brenda dhe jashtë shkollës. Edhe disa vjet më vonë më dukej se dëgjoja zërin e saj të çjerrë kudo që shkoja në mjediset e shkollave të tjera. Stresi të vret dhe nuk të krijon premisa për ta shijuar moshën e rinisë. Këto ishin brengat e kohës të atij sistemi që kontrollonte jetën e individit deri në detaje, pra, jetën e lirë dhe të pavarur nga të tjerët…
MIQËSIA NË KUFIJTË E DASHURISË
Ishte fundi i vitit të tretë. Isha njohur një muaj më parë në zbor me dy vajza të vitit të dytë, njëra nga Libofsha dhe tjetra nga Krutja e Lushnjës. Njëra nga vajzat ishte bionde dhe tjetra brune. Me vajzën bionde fillova të shoqërohesha më shumë, kurse me brunen shoqërohej shoku im i klasës, Pëllumbi. Ne na gjeje kudo bashkë.
Në të gjitha mbrëmjet filluam të kërcenim të katërt, pa pyetur për vajzat e tjera, që na ftonin në vallëzim. Kur e njoha shoqen e jetës, ajo vishej me një palë pantallona doku blu dhe një triko me vija të kuqe. Sytë e saj kur ndeshnin me sytë e mi lëshonin ”xixa”.
Ishte njëra nga vajzat më të sinqerta që kisha njohur deri në ato momente. U ndamë miqësisht në fund të qershorit dhe i premtuam njëri-tjetrit që gjatë verës do të shkëmbenim letra midis nesh. Kudo që shkoja, para më dilte fytyra ”ëngjëllore” e kësaj vajze të thjeshtë nga Myzeqeja. Besimi dhe emri i saj ishte i fesë së krishterë, por në ato vite ishte zbutur shumë hendeku i ndarjes midis besimeve dhe feja nuk përfillej që në vitin 1967, kur u zhdukën kishat dhe xhamitë.
Muajin shtator e prisja me padurim. E habitshme! Marrëdhëniet tona ishin thjesht shoqërore dhe miqësore dhe në asnjë moment nuk e kaluam ”cakun”, derisa morëm miratimin e dy familjeve tona në kohën që ishim studentë.
Filluam të shoqëroheshim shumë dhe marrëdhëniet tona ranë në sy të shokëve e shoqeve ”vigjilente”, që ruanin rendin e qetësinë. Nuk vonoi dhe erdhën dhe reagimet e para. “Ke rënë shumë në mësime dhe ki kujdes se je dhe në vit të katërt,”- më thotë një ditë, që në pikë të mëngjesit, mësuesja ime kujdestare.
Nuk linte ditë pa na kontrolluar për cigare ne djemtë ”çapkënë”, siç na quante ajo. Dhe ja tani kishte filluar të më ngacmonte dhe në ndjenjat e mia të dashurisë që kishin lindur për atë vajzë. Bëra sikur nuk e kuptova.
– Me ty e kam,- më foli nga pas.
– Po, po, – u përgjigja, – e mora vesh.
Dilnim çdo mbrëmje bashkë me shokun tim në drejtime të ndryshme, ai me të dashurën e tij dhe unë me timen. Endeshim rrugëve, ku ”ngopnim” njëri-tjetrin me të puthura të stërgjatura që na jepnin kënaqësi të paimagjinueshme. Kështu vazhdonim, pothuajse çdo ditë pas ngrënies së darkës, me përjashtim të ditëve me shi. Por nuk thonë kot, që një ditë do ta pësosh.
Kishim dalë, si zakonisht, të dyja çiftet dhe shoku im u vonua më shumë se koha e llogaritur. Atë ditë kishte ardhur në konvikt drejtoresha e shkollës, për inspektim nëpër dhoma. ”Vigjilenti” kishte raportuar në kohë dhe ne u zumë gafil. Të nesërmen ndodhi gjëma.
Mua më përjashtoi për një javë nga konvikti, se u ndesha ballë për ballë me të, kurse shoku im që kryente edhe detyrën e kryetarit të këshillit të konviktit, (që sa herë që hynim në mensë, bënte rreshtimin), se si u justifikua atë ditë, nuk e mora vesh dhe ai e mbylli shpejt problemin e vonesës.
Ditën e dytë shoku im më tregoi se e kishte gënjyer drejtoreshën, duke i thënë se kjo vajza më kërkoi ta shoqëroja për në postë se kishte një thirrje me familjen e saj. Ai, gjithashtu, nuk njihej si prishës i rregullit dhe qetësisë. Gjatë gjithë vitit të katërt me vajzën që dashuroja nuk më lanë një ditë rehat. Me plot gojën e them se ma ”nxinë” jetën. Kudo që shkoja syri ”vigjilent” më ndiqte hap pas hapi dhe jepte raportimet në ”qendër”.
Në muajin shtator të vitit 1973 ne, nxënësit e shkollës pedagogjike të Fierit, na dërguan në aksionin e rinisë, në hekurudhën Elbasan-Përrenjës. Ishte një nga muajt më të bukur të jetës në aksione, sepse ne të klasës IVE na caktonin gjithmonë turni i tretë, pasi klasat e tjera ishin vetëm femra. Kontaktet tona me mësuesit ishin shumë të rralla. Të gjithë ne djemtë rritëm flokët. Kur u kthyem në Fier me autobus, gjithë rrugën unë dhe Angjelina qëndruam bashkë dhe shokët dhe shoqet na ngacmonin me shakatë e tyre.
Me t’u kthyer në Fier, pas një dushi, bashkë me shokun tim, shkuam te studio “Apolonia”, tek ura e Gjanicës, që lidh lagjen “1 Maji” me qendrën, dhe bëmë fotografi. Ditën e dytë u qethëm, sepse filloi ”revolucioni kulturor”, ku na impononin si të visheshim dhe si të qetheshim, pra ndërhynin deri në imtësi, se si ta bënim jetën. Çdo gjë kontrollohej nga “syri vigjilent” i njerëzve të partisë…
SHTATOR 1973, NË AKSION, SEKTORI QUKËS
Katër vjet të shkollës së mesme dhe tre vjet të shkollës së lartë nuk na u ndanë aksionet e rinisë. U paraqitëm në shkollë më 29 gusht. Atë ditë morëm vesh, se më 1 shtator do të niseshim në aksion, në hekurudhën Elbasan-Përrenjës për të kryer punën prodhuese.
Juve që lexoni këto radhë ju duket çudi, por puna prodhuese ishte njëri nga tre komponentët: mësim, punë, kalitje. Nuk ishim përgatitur për punë, por për fillimin e një viti mësimor. Na nisën me autobusë gjithë shkollën. Udhëtimi qe i këndshëm. Me radhë përshkuam qytetet Shkodër, Lezhë, Laç, Vorë, Plepat e Durrësit, Kavajë, Rrogozhinë, Peqin, Elbasan, Librazhd dhe mbërritëm në sektorin e Qukësit, nga ora 14.00 pasdite. Kapanonet u mbushën me vajza, kurse ne djemtë na vendosën në çadra ushtarake mbi kapanonet e femrave, larg syve të mësuesve tanë. Pasi na treguan çadrat, na dhanë nga një këllëf dysheku dhe na treguan mullarët se ku do të mbushnim dyshekët me byk për të fjetur.
I vendosëm dyshekët e mbushur me kashtë direkt në tokë, në çadrën katërvendëshe. Rreth kapanoneve gjetëm ndonjë dërrasë të vjetër, ku vendosëm valixhet tona. Në kushte të vështira fjetjeje, klasën tonë e caktuan turni i tretë gjatë gjithë muajit. Nga turni i tretë ktheheshim në orë 6 e 30 në mëngjes, lanim sytë, hanim bukë dhe, pasi flinim dy ose tri orë, çoheshim dhe fillonim mbrëmjet e vallëzimit, derisa vinte ora e turnit të tretë. Pothuajse gjithë ditën dhe deri natën vonë shtëpia e kulturës qëndronte e hapur.
Betonohej një urë në të dalë të Qukësit, aty ku është një kthesë e fortë. Betonin e bënim me krahë, por kuptohet barra na binte ne djemve, se vajzat nuk kishin fuqi të përdornin lopatën. Me klasat e tjera pothuajse nuk takoheshim ose takoheshim vetëm në sallën e vallëzimit. Mësuesit tanë i takonim rrallë dhe u bëmë pothuajse si njerëz të egër, të parruar, të paqethur, kurse banjë bënim te dushet në fund të kapanoneve të vajzave.
KOSTUMI
Pasi u kthyem nga aksioni i rinisë, me lekët që kisha mundur të grumbulloja gjatë verës bleva një copë të bukur polake për kostum. Në muajin tetor, e çova copën te një rrobaqepës në Sheq. Kostumi doli një gjë e bukur dhe ishte gjë e rrallë të mbaje kostum në ato vite për ne nxënësit e shkollës së mesme.
Ne djemtë, që na pëlqente të visheshim bukur dhe pastër, na kishin ”halë në sy”, jo vetëm mësuesit që na jepnin mësim, por dhe shokët e shoqet tona xhelozoheshin. Një palë pantallona i kisha prerë ”kauboj” dhe xhaketën me dy të çara që në atë kohë konsiderohej shfaqje e huaj, gjë që do ta kisha njollë gjatë gjithë jetës në dokumentet e mia, si njeri që ndiqja modën. Një copë të bukur, unë dhe shoku im Hekuran Duçka, e qepëm dhe e bëmë këmishë, gjë që binte në sy në ato vite ku mungonin mallrat në shitje të lirë. Kostumi dhe këmisha ime qarkullonte në shoqëri, kur dilnim me vajza ose kishim ndonjë festë…
”SPIUNËT E CIGAREVE”
Cigaren e pija që në klasën IV të shkollës fillore. Historia e fillimit të cigares fillon që në klasat e ulëta të ciklit fillor. Më binte gjak nga hundët kohë pas kohe dhe një ndimës mjek, nuk ia mbaj mend emrin, e kishte këshilluar nënën time që të më jepte në ditë katër deri në pesë cigare. (Këtë gjë ma tregonte nëna, kur u rrita).
E fillova duhanin me cigare ”Vullneti” që një paketë kushtonte 80 qindarka. Kur shkova në shkollën e mesme, në pedagogjiken e Fierit, që në muajin shtator fillova cigaren rregullisht. Në atë kohë duhani i paketës “Diamanti” ishte më i miri dhe në vit të dytë, pas pushimeve, e fillova me cigare të markës “Arbëria”, që kushtonte 25 lekë të vjetra. Të gjithë ne nxënësit që pinim cigare në pushimin e madh, rendnim kush e kush më parë të futeshim në banjë, jashtë shkollës dhe të ndiznim cigaret.
Filluan të na spiunonin te mësuesit tanë dhe nuk gjenim derman se ku të fshiheshim që të ndiznim ndonjë cigare. Mësuesja kujdestare na kontrollonte çdo mëngjes nëpër xhepa dhe në çantat e librave. U detyruam t’i fusnim në çorape, por dhe aty na i gjeti. Syri ”vigjilent” i raportonte në mbrëmje dhe çdo mëngjes. (Ata shokë e shoqe të mia që do të lexojnë këto shënime e dinë se për kë bëhet fjalë).
Vendosëm që paketat t’ua besonim shoqeve tona, por dhe ato gjetën belanë nga spiunët. U detyruam që së fundi t’i fshihnim në vrimat e murit, por dhe aty shpeshherë na i gjenin dhe na i konfiskonin … Pra, kjo ishte jeta e kontrolluar konviktore, në ato vite të bukura të rinisë.
GRINDJET E KONVIKTORËVE ME DJEMTË FIERAKË
Ne djemtë e klasës së IV E, ishim maturantët që na kishte rënë barra për të ruajtur rendin dhe qetësinë brenda territorit të shkollës dhe konviktit. Vajzat e ardhura nga rrethina të ndryshme të vendit tonë, në kushtet e rregullit dhe të ushqyerit, hodhën shtat dhe u zbukuruan.
Herë me dashje dhe herë pa dashje, ato tërhiqnin vëmendjen e djemve që vinin rrotull konviktit. Disa prej këtyre djemve që kishin në konvikt të afërmet e tyre, shfrytëzonin rastin dhe pranoheshin në mbrëmjet e vallëzimit që organizohej në mensën e konviktit.
Do t’ju tregoj për një ditë, kur ndodhi një ngjarje e pakëndshme. Nëndrejtori i shkollës atë pasdite ishte me shërbim dhe ruante rregullin dhe qetësinë. Një djalë çam (nuk do t’ia përmend emrin, sepse ai disa vite më pas ndërroi jetë) ngacmoi një vajzë të shkollës sonë. Djali e ndoqi vajzën deri te shkallët e katit të parë, në hyrje të korridorit, që atë kohë mbyllej me një derë të madhe. Vajza u ankua dhe grupi i djemve, së bashku me nëndrejtorin, u konfliktuan me grupin e djemve që ky djalë kishte jashtë.
Nëndrejtori, në këmbim fjalësh, e qëlloi djalin dhe këtu nisi përleshja me ne konviktorët dhe djemtë fierakë që shoqëronin djalin çam. Nuk po merrnim vesh se nga vinin gurët dhe tullat, por në një moment më goditi një tullë pas kokës dhe u rrotullova si ai zogu, kur e qëllojnë me llastiqe. Rashë përtokë dhe dikush nga shokët më ngriti dhe më futën në konvikt.
Aty mora ndihmën e parë nga infermier Ligori. Të nesërmen u paraqitëm në polici për kallëzim për djemtë që na sulmuan. Më në fond, drejtoria e shkollës e mbylli çështjen me një falje që bënë djemtë që shkaktuan problem me ne pedagogjikasit.
Redaktörer och korrigeringar
Muhamet Cenko
Tirana/23/11/2026
Vazhdon…


