Poezi: Aset Dashurie nga Kumrie Avdyl Shala

Kumrie Avdyl Shala

ASET DASHURIE

Nuk me trembin stuhitë e jetës,

Dhimbjet e shpirtit do t´i ha me dhëmb.

Vetëm ti të jetosh qetë.

 

Nëse një ditë do të zgjohesh nga gjumi thellë,

Këtu do të jem

Se nuk kam çfarë të humb.

Do të kapë përdore të të përkedhel,

si një pellumb paqeje.

 

Vuajtjet e jetës do ti harroj

atë ditë kur do ta kesh lirinë

t’më duash sikur herën e parë,

Kur me orë të tëra rrinim zgjuar

duke folur në celularë.

 

Nga lumturia do marr armën

të dal për gjah në malet  e Shalës.

E ankthin që m´ka grryer përmbrenda,

Do ta fsheh që ti t’jetosh i qetë.

 

Dashurinë tënde e mbajta aset përjetë,

Se, çdo ditë më përplase,

Sa në tokë, sa lartë ne qiell.

PLAGË E RIHAPUR

Sa ndjehem e boshatisur

Pa aromën tënde te freskët,

Durimi po soset, aroma me iku,

Vallë a kam jete të ta presë.

 

Eh, po  presë  ne heshtje

Duke plasë për se gjalli,

E çdo ditë duke  u lutur

Si kurse i verbëri për sy.

 

Po lutëm pa zë të zoti im,

Për melodinë e ofshamës qiellit,

Melodi, qe shëron plagën,

Plagë e hapur pa dashje,

Qe n ‘takim t ‘parë u dridh gjani.

NUK JE KAÇUBË FERRASH

Lisit te pamposhtur

një brejtës iu fut ne palcë,

trupin ia gërryente ngadalë

Si bebja kur tundet ne djepin e saj.

 

O ti lis i gjigand, mos u tremb

Se ne botë u benë proçka

shumë lumenj

E malet u dogjen flakë,

por loti për ty nuk u shtjerrë.

 

E ti lis gjigand mos e humb fuqinë

Se as furtunat e luftërat

trungun s’ta kanë thye.

E tash pse po e t’kurrë

gjithë atë trup gjigand

Se hija jote freskon anë këndë.

 

O ti lis gjigand pse heshtë

Se në ato degët t ‘larta

Vetëm lejleku strofull e ndreqë,

E më ato freski t’gjetheve

luleve ju jepë jetë.

 

O ti lis gjigand

Kush ta  mbërrin lartësinë

Vetëm krahët e shqipes

Se vetëm ato ta dinë strategjinë.

 

E atë forcën tënde

kohës do të lëmë,

Nuk je kaçubë ferrash,

Qe të krastit kush donë.