E ke apo se ke mik

Autore: Kumrie Avdyl Shala

E KE APO SE KE MIK

Mikun e mirë ruaje, kujdesu për atë sikur se, ustai që kujdeset për ndërtimin e Kalas.

Kalasë i kushton kujdes e kohë për gëdhendjen e gurëve në forma te ndryshme që t´i radhiten me kujdes gjatë ndërtimit të mureve te saj.

Që të jetë e qëndrueshme Kalaja, ndërtimet e mureve duhet të jenë të forta, te sigurta për banim në mbrendësinë saj dhe te ketë jetëgjatësi.

Andaj, mikun e mirë, duhet ta ruash sikurse Kalanë e ndërtuar prej gurit. E në anën tjetër, me zhgenjime pasiguri, mund t’ia rrezosh muret e besimit dhe t´i shkaktosh pendim dhe largim të përhershëm.

Kështuqë çdo veprim që mirret në jetë, duhet që në fillim, te krijohet mirkuptimi dhe besimi reciprok, sepse aty ku përseriten gjërat vazhdimisht, nuk ka besim. Ku ka dilema mungon edhe besimi, e besimi mungon kur njëra palë është e zgënjyer, e pasigurt në vendimet e veta. Ndërsa pala tjeter rri e heshtur sepse, është e kalitur me gjëra më madhore sa që thërrimet nuk i çojnë peshë dhe në qetësi fillon duke i mbledhur një nga një e duke u munduar t´i ribashkojë, t´i ribëjë prapë.

Në të kundërtën, nëse nuk bëhën bashkë, duhët edhe njëherë të tentojë që t´i ulë me ujë dhe të japë formën e rrumullakët edhe njëherë sepse ai që do të të kritikojë, kur e shikon, nuk ta miraton se e ka veneruar se diçka nuk shkon mirë.

E nëse vërtetë mungon vullmeti për riberje, ribashkim, tolerim, mirkuptim e pajtim, atëherë nuk kemi nevojë të humbim kohë me sqarime.

Çdo njeri zgjedhë rrugën e vet.

Largimi le të bëhet në mënyrën më njerëzore sepse, nuk shef miqësi në atë mes, nuk do të ketë kuptueshmëri në mesveti.

Le të jetë i hapur dhe korrekt, kur e shef se nuk e gjenë vetën ne atë rreth, apo në atë miqësi, t´i japë fund bisedës pa fyrje dhe ofendime.

Mos të mundohet kot ta bind vetën se ka të drejtë, sepse të gjithë kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre në mënyrën e tij, apo në një formë tjeter.

Zoti Madh njerëzimit ia ka dhënë të gjitha mundësitë që të veprojë drejtë, korrekt dhe pa shqetsime e dilema.