Rropatet shpirti npër kujtime
N’oborrin plot me zambakë
N’aromën e bërsive
Ku baba pjek rakinë
E motra pjek naj barmak
Rreket shpirti nëpër oborr
Qarraniku ku mazēn merr nana
E ne fmit lëpiheshim
Mbas fikut me degêt e gjana
Vrapon mendja e s’nalet
Te vatha mbush plot bagëtia,
Ku qengji i sapolindun
Na përshëndet me blegërima.
Me synin e mendjes vrapoj
nëpêr brazda punuar toka
Aroma e tokës vrushullon
E shumë gjëra më kujton
Nalem të pushoj nëpêr cepa
Ku nana e mbolli nga një shegë
E thoshte përherë
njat shegë po shkokloj
Veç pak të pushoj
Rend e rend npër kujtime
Te gardhi qe baba e thuri
Te tranët e shpisë s’vjetër
Që tash kan mbet si thermijat e njatij kujtimi.
Akoma janë hapat në mendje
Trokasin mbi çardak
Shfletohen kujtimet
Dalin nga tunelet e kujtesës pak nga pak
Ulun në pragun e shpis
Jam ajo shamiza e vogëlisë
Që më lidh me qindra kujtimet’fminisë
Si lulet ma t’bukra të dashnisë
Ta njof at shpirtin
Në dehje të amël me turli aromash
t’stinës.
Shtegut të dashnisë
Çapis kadalë
Pa u ni, si flutur
Majë gishtash shkel
Livadit lulzuem
Krejt ashiqare
Pa drojë e dhele
Se ta njof at shpirt
Pejzash kur dridhet
Nadje kur çilet.
Thellë n’skuta t’shpirtit t’ kam shti
Për me mèt aty përgjithnji
Njashtu krejt e ngeshme
Kur në gjoks m’ke shti
Si një mollë xhepi
Kuq e amëlsi.
Se shpirtin ta njof
Gjithçka m’lidh me ty
Për njat’ dashni!
Gjer n’asht më hyn
E ftohtà e àklli
Jo ngà nana natyrë,
Por nga njerì
Që ka humb çdo shèj
E vlerë si shëmbëlltyrë .
Krijum me tan mrekulli
E sot spo don me dijt gjà
Si ka mèt as shejë àskurrgja.
Turrun màs jetës
A interesit nji zot e di,
Kan harru çdo vlerë a mirêsi.
Mardhun prej ftohmês n’shpirt
Krejt po ngrij,
Se spo gjej një dor të shtrime
Krejt çudi.
Një sy që pikon tan pikllim
Një fjalë që mungon, ç’trishtim!
E lutemi në gjunje, shgrryhemi ,
O zot na fal!
Por ah c’humje shpirti pa u ndal
I luten zotit minaresh e kryqesh
Tan besnikëri,
Por dorên se zgjasin
Me gzu nji fmi.
Një lot të ranum me ia fshi,
Një dëshirë të fshehun me plotësu,
Pak nga vetja o njerêz me dhuru!
Se n’shpirt pasunohesh kur dhuron
Lutje e bekime nga qielli fluturon.
Nër lutje e bekime
Krejt pasuni
Kur dhuron botês nga vetja ti.
E në ngjofsh nji zà
Qi t’thërret “më fal naj gja o zotni”,
Mos e len at’dorë bosh shtrì!
Falja nji gjasend dhe ti
Se për shpirtin tan
Ke ble florì.
Ditë kujtimi
E mbshtolla fort
Tan harenë
Qē ma ngrohu shpirtin
E krejt m’gjallnoi
I numrova me miliona ndjesi
Në pejzat e zërit ndasht se m’tradhtoi
Ftyra a gjuh e trupit
Aty thellë në shpirtin krejt t’ri
I thura do nota muzike t’hareshme
I gêrmëzova bukur do fjalë krejt dashni
Me i than ato dhe pse jo me za t’nalt
Ani pse smi nigjon njeri
Ani pse në shpirt nizen e digjen prush
Shpupurisen tuj lshu gaca
E ftyrën time tuj shndrit
Me do fijëza drite aty thellë në shpirt
Ani pse koha ka kalu
Dritëzat janë prapë
Në shpirt
Ndasht edhe pse janë ndry
Me çil po dua arkën e kujtimit
Me I shpêrthy njato fishekzjarrè gzimi
Npër do ditë kujtimi