Erinda Medolli
LIRI SHPIRTI
Dua të jem e lirë.
Dua të kem liri .
Mbi petale ëndrrash fle,
Si një flutur e dashuruar,
Mbi trëndafila,mos bie përdhe.
Dua ta ndjej thellë veten
Të udhëtoj pa u ankuar.
Të fle pa strese pa halle,
Dhe të zgjohem e dashuruar.
Dua të shkoj në një vend të humbem.
Ku askush nuk kërkon llogari.
Në rërë të fle e në breg të zgjohem
Nga rrezet që ngrohin ç’do mendim.
Të harroj gjithë të shkuarat,
Vetëm me veten time të jem .
Për të papriturat nuk ankohem
Si poetët për shpirtin të jem melhem.
Çdo mendim i lëshuar më jep fuqi.
Trupin tim me hijeshi e zotëroj,
Nuk më pushton asnjë qënie-njeri.
Çdo gjë e bukur më lartëson më jep energji
Qënien time ta liroj nga çdo pengesë,
Dua…të kem liri derisa të vdes.
Dimë shumë sfida do vijnë në jetë,
Mësova Liria nuk falet, por fitohet vetë.
Çfar është Liria?
LIRI është veten të duash.