Kumrie Avdul Shala
SOJNIKE JE
Nuk dua ta pranoj kurrë
që një grua sojnike mos t’u
shmanget rrugëve të ferrit,
por të bie pre e shtrëngatave pakthim!
Nuk dua ta pranoj kurrë
që ti je ajo që u fute në mjegullnaja,
në udhë e paudhë “t’njerëzores”,
Në fushatat shtërpe të kuçedrës plakë.
Nuk dua ta pranoj kurrë që
drithërimat t’i shtuan çakejt
e lozën në grazhdin tënd,
të flakën anë përtej
siç ua deshi qejfi.
Nuk mund të qetësohem
kur mendoj që ai të solli buzë varrit.
Në sytë tu shoh frikë e ferr.
Pse as sot nuk bëzanë?
Mos hesht sojnike!
Nuk mund ta pranoj si të vërtetë një gjë:
Një sojnike të lejojë në oborrin e saj mbretëror
të lodrojnë çakejt si t’ua dojë qejfi?!
Pra mos hesht më, sojnike!
S´PAJTOHEM DOT ME FATIN
Sikur më humb shpresa nganjëherë,
Baravatem shpatijeve tatepjetë,
Zemrën seç ma shtërngon inati,
Pa meshirë u zhduke sa e sa vjet.
Çdo ditë flas me qiellin,
me gjethet e shtrira përtokë,
me ujin që më freskon ballin nga vuajtja e malli,
me diellin që mundohet të ma ngrohë shpirtin akull,
me zogjtë e malit qe vijnë çdo mengjes,
të cilët me sqep qokatin pranë dritarës
e me cicirrimat e tyre ma zbusin mallin.
Eh, çdo ditë të jetës vuajtja rëndohet,
se ndarja u shëndërrua në heshtje.
E unë,
kursesi nuk mund t’pajtohem me fatin,
kur e di se sa shumë u deshëm.
MË MUNGON GUXIMI
Nuk e kam guximin tënd,
Te përbuzem çdo ditë,
T’më fyeni e t’më shani,
Edhe në nanë
kollon më ‘kollon.
Nuk e kam guximin tënd,
Qe te ha çdo ditë bukë e lot,
as te ngrihem zvarrë,
të të përcjell deri tek dera,
e të them udha e mbarë.
Nuk e kam atë guxim,
Të aktroj, e t’i fshi lotet tinez,
E të dal përball duke buzëqeshur,
Që ta ruaj “nderin e krenarinë” tënde.
E timen ta përdhosi për askend!
Jo, jo unë as sot s’e kam atë guxim!
Sepse nuk kam frikë të rri vetëm,
Se Zotin e kam deshmitar, askend nuk po gënjej,
As Ty, as jetën time!