Lavdije Karrametaj
N`KALANË E MALLIT TEM
Shpija jeme e vjeter,
E plakun nga vitet dhe kujtimet,
Gjys e gjunjzume rrin para meje,
Kurse un krejt e gjunjzume,
Ti puth gurt e kalbun,
Ti gërvisht me thonj t'çamet e mureve,
Dhe copat e kujtimeve,
Më mbërthejnë për fytit.
L'viz çdo gur dhe muret du me i lujt prej vendit,
Kërkoj thinjat e gjyshve t'mi,
Edhe pse nuk ja mrrina,
Me ju prek as mjekrën e bardh,
Por sot kamkryq me mu jan ul,
Dhe po ç'mallna me dashnin e pajetume,
Me mallin që ka mbet n'kujtesen teme,
nga anrrat e fminis,
Ah, sa kujtime mbajnë k'ta mure,
Edhe pse pesha e viteve i ka randu,
Tash rri e nigjoj kangen e gjumit,
Që nana na e kndonte,
Rri dhe kuvendoj me mallin tem,
Që lash te pragu yt,
Para syve t'mi shikoj brezat,
Që linden dhe u rritën,
Tani vetëm emni t'ka mbet,
Por ti qëndron e fortë. Je e shenjtë për mua,
Për brezat që linde dhe rrite,
Gjithmon derën hapun u mbajte,
Me shumë dashni i prite,
Ti, shpia ime e vjetër, Kala e mallit tem.
TË ÇMENDUR SI TI
Të quajnë të çmendur
Sepse e çmendur je né këtë botë pa fre,
Të shikojnë tek kalon rrugës,
Shikimet e njerêzve
Shpojê qiellin si rrufe.
Pëshpêrimat zemrat lëndojnë,
Pas shkarravinave tê fasadave ,
Zênë e thonë,
Ah, sa do doja tê isha e çmendur si ajo!!
E çmendura, mes çmendurive rrugën vazhdon,
Ecê pa e kthyerkokën pas,
Nuk dëgjon asnjê fjalë për të se ç'thonë,
Vetêm pêshpêrima e njerêzve që e ndjekin pas;
– Jaaa është e çmendur, Rrugês po kalon
E mjera éshtê çmendur
Nuk di as tê flasë,
Vetêm poezi di tê shkruaj,
Duket se jeton plot gaz…
Dhe ajoi rrugën në heshtje vazhdon,
Sikur do dhe më shumê t'i çmenê,
Tê gjithê pas i vijnë, me zili e shikojnê,
Shtegut tê dëlirësisë si ajo duan ta jetojnë…