ARSIMIMI I SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI
NIKË GASHAJ
Arsimi në gjuhën shqipe ka një rendësi të madhe në formimin dhe kultivimin e identitetit
kombëtar. Veçenarisht për identitetin kombëtar është me rëndësi arsimimi në shkolla fillore
dhe ato të mesme. Sikurse është e njohur, në kohën e Principatës së Malit të Zi dhe të
Jugosllavisë së vjetër kanë qenë të hapura një numër i shkollave në gjuhën joamtare në viset ku
kanë jetuar shqiptarët. Shkollat, pra, kanë qenë në gjuhën sllave dhe si të tilla kanë ndikuar
negativisht dhe kanë qenë faktor i asimilimit të shqiptarëve. Pas luftës së Dytë Botërore 1945,
situata do të dryshojë dukshëm. Sistemi i ri socialist ka hapur shkolla shqipe në zonat e banuara
me shqiptarë. Mirpo, arsimimi shqip ka qenë i varur nga rrjellat politike të kohës. Kur erdhi deri
te mosmarrëveshja, respektivisht konflikti Tito-Stalin dhe miratimi i Rezolutës së Informbirosë
në vitin 1948, me të cilën dënohet udhëheqësia jugosllave në krye me Titon, gjoja për trathti
ndaj politikës të Bashkimit sovjetik dhe blokut socialist, më pas, Republika Popullore e
Shqipërisë i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Jugosllavi dhe përkrahi politikën staliniste.
Mirëpo, në anën tjetër, kjo ndikoi në mënyrë negative në raportin e udhëheqësisë jugosllave
ndaj shqiptarëve në Jugosllavi, pra dhe tek shqiptarët në Mal të Zi. Në lidhje me atë, Mehmet
Kraja, Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ndër të tjerat thekson: “Viti
1948 do t’i japë goditjen e parë shkollës shqipe, sepse ndërprerja e marrëdhënieve me
Shqipërinë, si në shumë plane të tjera, do t’i lërë pezull shqiptarët e Malit të Zi. Do të jetë mesi
i viteve pesëdhjetë…..kur u mbyllen shumica e shkollave shqipe dhe fëmijët shqiptarë
detyrohen të mësojnë serbisht. Mirëpo, një plan i tillë dështojë dhe pas një viti shkollor pa
asnjë rezultat, në një numër shkollash kthehet sërish mësimi në gjuhën shqipe. Kjo periudhë,
nga më të errëtat në historinë e shqiptarëve në Mal të Zi, do të zgjasë pothuajse deri në mesin
e viteve gjashtëdhjetë, kur fillon një rikthim gradual i mësimit fillor në gjuhën amtare”.
Shkolla e parë e mesme me mësim në gjuhën shqipe e serbokroate u hap në Ulqin në vitin
1965. Ndërsa, me 1971, çelen dy paralele të gjimnazit në Tuz me mësim në gjuhën shqipe, kurse
në vitin 1975 bëhet gjimnaz i pavarur në dy gjuhësi: shqip dhe serbokroate. Ndërsa në vitin
1978 mësimi në gjuhën shqipe filloi të zhvillohet edhe në shkollën e mesme në Plavë. Më tutje,
përpos hapjeve të shkollave të mesme në të cilat zhvillohej mësimi edhe në gjuhën shqipe, në
atë kohë u intensifikuan dhe lidhjet arsimore të shqiptarëve të Malit të Zi me Kosovën.
Shqiptarët e Malit të Zi, gjithëmonë duhet të jenë mirënjohës për mirëpritje dhe përkrahje të
personalitetit arsimor kosovar ndaj nxënsëve dhe studentëve nga Mali i Zi. Për çka jam
dëshmitar, si ish – nxënës i gjimnazit “Ivo Llolla Ribar”, sot gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë.
Me shpërthimin e demostratave të studentëve në Kosovë 1981, demostrata këto për liri,
drejtësi, barazi të shqiptarëve dhe për pavarësi të Kosovës, edhe pushteti politik i Malit të Zi në
atë kohë nisi një fushatë të egër kundra shqiptarëve të Malit të Zi. Në shënjestër ishin shkollat
me mësim në gjuhën shqipe, respektivisht programet mësimore të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe,
të Historisë dhe të cilësdo lëndë mësimore që kishte të bënte me kulturën dhe artin shqip u
“spastruan” nga përmbajtja me karakter të identitetit kombëtar shqiptar. Në mënyrë të ashpër
çdo gjë shqiptare po akuzohej dhe sulmohej nga pozita e një politike nacionaliste-shoviniste.
Sot në Mal të Zi nxënsit shqiptarë e ndjekin mësimin në gjuhën shqipe në 12 shkolla fillore, në
4 shkolla të mesme, prej tyre një gjimnaz është privat në Ulqin. Gjithashtu, pranë Universitetit
të Malit të Zi, në vitin 2004. është hapur Dega e studimeve të mësuesisë në gjuhën shqipe në
Podgoricë. Përveçë, mësimdhënësve shqiptarë nga Mali i Zi për të ligjëruar në këtë degë janë
angazhuar edhe një numër i pedagogëve nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Me këtë
rast po ceki se kërkesa e përfaqësuesëve shqiptarë ka qenë që fakulteti të hapet në Ulqin apo
në Tuz, si mjedise shqiptare, mirëpo kjo është refuzuar nga organet shtetërore të Malit të Zi.
Po ashtu, një numër i koniderueshëm i studentëve nga Mali i Zi, ndjekin studimet në
universitetet e Shqipërisë dhe të Kosovës, por dhe në Universitetin e Malit të Zi dhe gjetiu, e që
është shumë pozitive në formimin e kuadrit të ri profesional. Ashtu që sot kemi një numër të
kuadrave të profileve të ndryshme.
Me rëndësi është të theksohet mbështetja finansiare për studentët shqiptar nga Mali i Zi,
respektivisht e ndarjeve të bursava studentore në vazhdimësi për çdo vit akademik, nga
diaspora shqiptare në SHBA, sikur janë: Fondacioni “Malësia e Madhe”, Fondacioni “Trojet
tona”, Fondacioni Lukaj, etj.
Ndihma e tyre finansiare për arsimimin e lartë të brezit të ri shqiptar nga Mali i Zi, paraqet një
aktivitet të shkëlqyeshëm humanitar e patriotik kombëtar dhe meriton çdo lëvdatë. Mirëpo,
jam i mëndimit se një kujdes të veçantë për mbështetje finansiare e meritojnë nxënësit dhe
studentët me sukses të shkëlqyeshëm duke siguruar ashtu cilësinë profesionale. Po ashtu do të
ishte e preferueshme që disa nga nxënësit më të dalluar shqiptar nga Mali i Zi të vazhdoshin
shkollimin në universitetet e njohura evropiane dhe amerikane. Meqenëse, njohjet historike
tregojnë se ka pasë intelektualë shumë të njohur të kombit shqiptar që kanë studiuar në
universitete prestigjioze në botën e jashtëme. Për shembull: Eqrem Çabej( Austri), At Gjergj
Fishta(Bosnje), Aleks Buda ( Itali, Austri), Mahir Domi(Francë), Ndre Mjeda( Spanje, Itali, Poloni,
Kroaci), Mirash Ivanaj( Itali), Gjelosh Gjokaj( Beograd, Romë, Gjermani), Ruxhdi Ushaku
(Sarajevë, Beograd, Paris). Gjithashtu, po theksojmë, se Ismail Kadare ka qenë në Moskë për
studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki”(1958-1960). Ndërsa,
Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova ka qëndrua gjatë një viti akademik(1976-77)
në Paris, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendim në
teorinë letrare. Natyrisht, se ata, por dhe shumë të tjerë, kanë dhënë një kontribut
jashtëzakonisht shumë të madh kulturës dhe shkencës shqiptare.
Si – ish mësimdhënës në gjimnazin e Tuzit pata rastin të bindem se në mesin e nxënsëve
shqiptar ka mjaftë të shquar dhe të talentuar, të cilët e dëshmuan vehten, meqenëse, pas
kryerjes së shkollës së mesme, një numër i konsenderueshëm i tyre arrijtën të kryejën fakultete
të ndryshme në universitete të ndryshme: Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë në rajon.
Andaj, ajo çka është shumë pozitive, qendron në faktin, se arsimimi i rinisë shqiptare tek ne,
po zhvillohet në vazhdimësi në të gjitha nivelet e shkollimit dhe të specializimeve të ndryshme
duke fituar dhe tituj më të lartë akademik: magjistra dhe doktora të shkencave, çka paraqet një
potencial të mirë kuadrovik. Duhet të besohet se një trend i tillë pozitiv në arsimimin e rinisë
shqiptare në Mal të Zi do të vazhdoj dhe në të ardhëmen.
(Autori është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Artëve të Dioklesë)