Kumrie Avdyl Shala

Kumrije Avdyl Shala

E VIKTIMIZUARA

Po e fajsoj veten edhese s’kam faj,

zemra m’qan përmbrënda kur të kujtoj.

 

Ah! Fatzeza grua rininë ta shkatrruan,

T’futën n´udhë t´pafundme, t´kerrcnuan.

 

Duvakun e nusërise ta shqyen pa zbritur, o yll.

Të hudhën si leckë, të pa vlerë,

E, vet jetojnë me “nderë”, të pandershmit.

2

Sa më dhemb shpirti kur e kujtoj

Takimin e parë që mbeti i fundit,

Sikur dëshiroje diçka të më thoje.

Por, në mbrendësi, sikur kishe frikë

Se pranë kishe njeriun e padjallzuar,

Që mendja nuk i shkonte

Se faqezinjtë, jetën ta kanë shkatërruar.

3

Pse, oj grua, s´e the asnjë fjalë n´takimin e parë ?

Ndoshta t’kishim dal krah, të kishim shpetuar,

nga gjarprinjëtë që rretherrotull të kanë rrethuar.

4.

Pse?

Pse duhej të mbetej takimi i parë dhe i fundit?!

Pse?

Unë, edhe ashtu siç je, do ta kisha fal gabimin,

Do të doja të të takoja, se shpirtin te bardhë e ke!

 

Eh saherë që mbyll  sytë,

mendja më shkon tek vuaje.

N´çast vesh rrobat tuaja,

dhe, tani te kuptoj thellësisht.

Eh!

Saherë më shkon mendja te ti,

Athua, them, të tretën por

n´çpyll?

Vall, a ke ngrënë, a ke pirë,

Ata sy, i mbylle mirë?

Ndoshta të kenë lënduar,

të kanë rrahur, apo droguar,

Ty fatzezë, e shkreta grua!

5

Kaluan vite nuk u dëgjuam,

asnjë fjalë, asnjë shkresë për ty.

E këto ditë mendja seç

m´është trazuar,

Thuam, vall, çtë panë ata sy?

 

Mallkoj fatin që s´u njohëm më parë,

Ndoshta të kisha mbrojtur nga ai çakall

që t´u versul si hijenë e duke të sharë

ta ligështoi shpirtin për të të qarë hall.

 

Me ty fituan lekë e dollarë,

Bënë pazar, t’shitën për mall.

Eh, e shkreta grua, ti e shkreta femër,

ta coptuan dëshirën bashkë me zemër!

6.

Shpirti im, si të jetë i qetë,

kur mendoj çfarë ishe, e tash ku je tretë.

Eu,

Zoti madh, të qofsha falë,

Lutjet e mia merri në shqyrtim

ndal hovin për çdo bukëshkalë

se gruan e linde jo për dhunim.

 

Krijesat e bukura, poaq edhe të brishta

Futi n’rrugë të mbara e kurrë në të pista!

7

Është tmerr i madh për çdo grua

Kur një burrec e fut në gracë,

Në prind a vëlla duke i kërcënua

Me shantazhë fut frikën deri në palcë.

 

Eh, e shkreta grua, pranon çdo poshtrim,

Për familjën, zgjedh rrugën pakëthim

Herë hundëzbardhur, herë shërbtore n’harem

Eh gruashkreta, për shtratin u bë karem.

8

Askush nuk qan hallin,

apo kështu më duket mua?

S´u gjet një grua lakuriq?

S´u hodh një në përrua?

 

Sa shpesh takuan vdekjën

E, Zoti nuk i mori, sikur për sherr

Mbase, Ai na peshon hjekjën

S’di ç’na pret, por këtu është ferr.

 

Për të shkretën grua, thua bëri mëkat?!

Doni, thjeshtë, për këtë të vë një bast?

S´ka mëkat burri që dhunshëm e çoi në shtrat?

Dhe që ndërrohej me të tjerët nga çasti në çast?

9.

Eh, kjo tragjedi sillet anëekend,

Halleliga, sakrificë për mbijetesë,

Kjo gjini e brishtë, si s´zë një vend?

Shekuj me radhë, nuk pati shpresë.