Argjiro Ukimeri:Poezi

Argjiro Ukimeri

Liria fjaë e shenjtë

Liria është fjalë magjike

Që magjeps çdo njeri

Liria fjalë e  praruar me rreze dielli

Që vlen sa bota që ka flori

 

Liria burimin e ka

Në zemrën e njerêzisë

Liria burimin e ka

Në buzëqeshjen e fëmisë

 

Liria burimin e ka

Në rreze të ngrohta të Diellit

Liria burimin e ka

Në pranverën e luleve t’prillit

 

Liria është e vetmja gjë

Që vlen më shumë se çdo gjë

Liria I jep kuptim jetës

E bekuar nga Krijuesi i planetës

 

Poezi kushtuar Sali Shabanit

Heeej  Kabash fortesë Dardane

Nëpër shekuj me stuhi

Gjithmonë në ballë krenar qëndrove

Për ta mbrojtur Nënën SHQIPËRI

 

Qiftelli një dru prej mali

Dridhe telat si kurrë më parë

Ti këndojmë Salih Shabanit

Trim i madh e atdhetar

 

Thonë me këmishë e lindi Nëna

Këtê vigan  të  Dardanisë

Në Baqevc  rrëzë maleve  t’Sharrit

Dridhi carët e Rusisë

 

Në fushë të thatë afër një shkëmbi

Shkrepi armën e trimërisë

E qëlloi në lule të ballit

Spirrë çetnikun e Shumadisë

 

Mori hakun  e vendasëve

Që u vranë nga një barbarë

Busti i tij me shtat kolosi

Përshëndet çdo kalimtarë

 

Lidhja e Prizrenit

Themelet që u vunë

100 vite më parë

Tash po hedhin shtat

Në shtetin e ri Shqiptar

 

Kosovën  Dardane

Bijën e Ilirisë

Tani po e ngrohë dielli

Me rrezet e Pavarësisë

 

Ku i thonë bukës  bukë

Edhe ujit ujë

Është tokë e të parëve

Nuk ia lëmë askujt

 

Që nga Konispoli

Gjerë tek Molla e Kuqe

Shqipëria dhe Kosova

Do të shkëlqejnë si Nuse