Sokol Demaku
Doli nga shtypi libri i radhës i poetës së re shqiptare në mërgim Erinda Medolli, në botim të QKSH Migjeni nga Borås i Suedisë, përmbledhje poetike me titull ”Liri shpirti”, shtypur në Shtypëshkronjën Lena Graphic në Prishinë
”Më lini të jetoj lirisht”
Thotë ajo kur ngritë zërin e saj me vargun sa kuptimplotë dhe me plotë ndjenja vuajtje dhe frigë për jetën, sepse edhe ajo dëshrion dhe don të jetoj e lirë dhe të jetë e lirë në jetën e saj.
Një e re e cila ka përpara jetën, por që ka ato vështirësit e jetës në çdo hap dhe të cilatë i përjeton në çdo pore të jetës, por është muza e artë e poetës së re Erinda Medolli e cila pas tri përmbledhje të para tani na vjen me një përmbledhje të kompletuar poetike, në të cilën përmes vargut shpreh dhe paraqet jetën me të gjitha ato vështirësit që ajo mban në vete, por duke parë me syrin kritik të poetës dhe fjalës së saj kuptimplote shofim se edhe për femrën shqiptare ka një dritë e cila diku vezullon në fund të atij tuneli sa të gjatë por edhe të gjërë në jetën e saj.
Përmbledhaj poetike ”Liri shpiriti” e poetës së re Erinda Medolli fillon me poezinë me titull ”Dua të je e lirë” që në realitet është një thirrje majft e fuqishme për kohën bashkëkohore në të cilën po jetojmë, sepse mjafton me ëndërrat e femres sonë deri më sot, pra është koha kur ato ëndërra të saj sot të bëhen realitet kur edhe jao vet thotë:
Dua të kem liri,
Mbi petale ëndërrash fle,
Si një flutur e dashuruar,
Mbi trëndafila, mos bie përdhe.
Pra ka ardhur ajo kohë dhe sicili prej nesh duhet respektua dhe ate dhe secili të ndjej jetën ashtu si ai ka dëshirë ta ndjej dhe jetoj ate. Kjo ështënjë ligj i natyrës, por që kishte hasur në evsh të shurdhër. Sepse pa liri njeriu nuk ndjehet njeri, e as femra nuk mund të jetë ajo që duhet nese kjo e drejtë i cungohet apo them i mohohet plotëisht.
Poetja këtë e shef dhe e shprehë më së miri përmes vargut tek poezia ” Çfar është Liria”pra më parashtrimin e pytjes e cila ka vlerë dhe është një pyetje e cila duhet të gjejë përgjigje kudo dhe te kush do, po a është kështu, të shfim si poetja e shpreh dhe vlerson këtë përmes vargut të saj magjik.
LIRI është veten të duash.
LIRI është të guxosh.
LIRI ke kur s’do të vuash
Dhe të drejtat ti kërkosh.
Si duket vuajtja ka qene pjesë e jetës së vet autorës, e këtë mësë miri edhe lexuesi i poezisë saj e ndjen kur lexon dhe përmes leximit hynë në shpirtin e vet autorës, përmes vargut i cili varg ka dhe shpreh ndjenjen e saj, sa te frigës, vuajtes, nganjëhere edhe deshtimite sidoms frikës për jetën. Ajo më së miri këtë ndjenjë, këtë frikë, këtë vuajtje e shprehë tek peozia ”Më lini të jetoj lirisht”, kur ngritë zërin e saj me vargun sa kuptimplotë dhe me plotë ndjenja vuajtje dhe frigë për jetën, sepse edhe ajo dëshrion dhe don të jetoj e lirë dhe të jetë e lirë në jetën e saj. E nuk është vetëm kjo ndoshta e cila kërkon këtë por mund dhe duhet të ketë edhe shumë e shumë të tjera në këtë gjendje. Ja si e thotë ajo këtë:
Nga bota asgjë nuk kërkoj
Lermëni që ëndrrat ti mbaroj
Edhe nëse shpirti ka ndonjë fjalë
Ta nxjerr më lini sa jam gjallë.
E reja Erinda, një poete e cila sakrificën e jetës e shef tek cdo femër, tek cdo grua, tek cdo nënë si një sfidë që duhet përballua sepse jeta është pa mabrim, asaj nuk i dihet fundi as mbarimi, por nejriu duhet të jetë ai i cili ate duhet ta jetoj si duhet e në këtë kontekts edhe femra duhet ta gjeë veten, sepse jeta është e dashurë, e amshueshme, por nga njëhere krijon edhe dhimbje dhe vuajtje por ajo vazhdon të rrjedhë në rrjedhëne saj të pandalshme. E tek poezia ”Udhëtim pa mbarim”poetja kërok bashkudhtarin e jetës që ta shoqëroj në këtë sfidë sepse do jetë me bukur, do jet ajo ndjeja e cila nuk do ketë mbarim, sepse jeta vazhdon dhe ja kështu shprehet ajo:
Sa do doja të ishe me mua
Në këtë udhëtim.
Çastet tona të bukura
Kurrë mos kenë mbarim.
Sa do doja ty të të kem pranë.
Mendoj se vargu sa melankolik, por edhe i gjallë dhe i vrullshëm i jep jetë dhe e bënë sa të gjsallë por edhe të ndjeshme poezinë e Erindës dhe se ja vlen të lexohet por edhe të komentohet dhe të jetë një shtysë në jetën e përditshme të cdo femre e jo vetëm. Pra jeta vazhdon dhe ”Liria” do jet për të gjithë, për të gjithë njësoj dhe të gjithë ta gëzojnë ate ashtu si e meritojnë. Kjo është ajo e cila duhet respektua dhe mbeshtetë përkrahë të gjithë