Dimër
Nga qielli i ftohtë pikonte drita e hënës.
Dhe ajo u ndal të prekte ca rreze prej saj.
Kapluar e tëra nga një ndjenjë e ëmbël.
Dhe ca aroma të virgjra si zambaket në maj.
Përballë ju shfaq imazhi i orës së humbur.
Tik taket e saj si rrahje prej zemre.
Ajo donte të fliste, por fjalët i këputeshin.
Dhe binin pa forcë mbi trupin e mbrëmjes.
Plaga e vjetër ishte ngjallur përsēri.
Ajo hapi dhe mbylli librin,
që kishte në duar,
duke psherëtirë me mërzi.
E thërrisnin dhe duhet të ikte…
Nuk i frikësohej ikjes,
por mëkatit që nuk fal.
Tundi kokën me një ndjenjë dëshpërimi
duke thënê me vete ca fjalë.
Një tufë resh në qiell lëvizin,
në ngjyrë të hirtë si brenga e saj.
Ato pas pak do hidhnin shira,
por ajo nuk deshi t’i bëj me faj.
Një tufë me zogj i prekin flokët
dhe ngrihen varg në qiell si erë.
Ajo buzeqesh dhe ju ngre dorën
Ky dimër kish ardhur pa u ndjerë.
Në dritë hëne
Një vello e trashë
Ja fshihte asaj bukurinë përrallore,
Një vello me pluhur prej yjesh
dhe grimca hënore.
Kur mëngjesi shpërlahej nga rrezja
flokët e artë i shkëlqenin si një tufë diamantesh.
Ajo fliste ngadalë
Herë herë zëri i këputej.
Por buzëqeshjen e kishte si gjithmonë, ngjyrë dielli.
Kish marrë plagë në jetë
Por nuk i tregonte,
Ajo pëlqente t’i mjekonte vetē,
pa i thënë askujt.
Qe e zonja t’i bënte gjithë njerëzit për vete .
Dhe kurrë si kujtohej
Të lakmonte dikë.
Sa herë e lëndonin
ajo mbyllej në vetvete.
Por monedhën e hakmarrjes e kishte flakur në det.
Kish një shpirt të kulluar
dhe deomos të kristaltë.
Ku zanat e maleve krihnin flokët e gjatë.
Kur dikush e xhelozonte
Për zgjuarsi dhe arritje
Ajo vetëm buzëqeshte
dhe shndriste si engjëll.
Mblidhte lotët e dhimbjes,
për ta ngushëlluar të nesërmen,
pa e kuptuar njeri.
Zhgënjimet e shumta
e kishin bërë si thermi.
Por ajo dinte veç të buzëqeshte.
Me zgjuarsinë e saj kthente dobësinë nê urê kalimi me qëndrueshmëri të përjetshme.