Gina Kapaj Xhaferaj
Kur shëtis në grykë të Kuçit
Kur shëtis në grykat labe
Bëhem vajzë me gërsheta.
Bëhem flutur që hedh valle
Bëhem lulja te buqeta.
Grykë e Kuçit më jep dehje
Me një fllad që vjen nga mali
Nëpër grykat era tretet
Si stërkala shatërvani.
Kur prek udhë progonati.
Bëhem lisë e bëhem pishë.
Sa fuqi më marrka shtati
Syri ndizet si shkëndijë.
Ku ta gjejë mikun e largët
Dorë më dorë e hap më hap
Pranë sofrës,prag më prag
Bëhem zog e pulëbardhë.
Këtu s’ka dyer dogane
Këtu zoti ka shtëpinë
E hedh hapin si sorkadhe
Marrë në zemrër kaltërsinë.
Këtu mali i puth yjet
Kënga bëhet shufër ari
Sofra paska këngë urime
Pikëlon vesa te bari.