Elvira Zeneli:Poezi

Elvira Zeneli

Pa  pikë takimi

sha mbyllur atë plagë

Së bashku me fundosjen e Titanikut

Në fund të oqeanit u njohëm

Ne të dy

Ndoshta erdhe

Për t’më lënduar

Për t’ma vrarë heshtjen

edhe vetminē time epike

Si njē somnabull u ktheve

Pse??!!!

Ma hape sërish plagën,

E cila tashmē ishte mbyllur

Mos të lutem,

Lermē ku isha,

Mos u kthe kurrë më

Tash je nē hone tē erreta tē harrimit

Rrugë paralele jemi ne

S’ ka mē pikē takimi

As pershëndetje, as përqafim

As  puthje lamtumire

As sot e as kurrë

Asnjē fjalë, asnjë zë,

Nuk do të jemi NJË!

 

Dhurata jote

Nëse s’të dhurova njè dhuratë

Mos vallë, paskam bërë mëkat?!

 

Një ditë diçka do të të fal

Pa zhurmë, pa bujë, pa fjalè…

 

Se diçka brenda ruaj gjithmonë për ty,

Që emrin e ka dashuri.

 

Dhe është dashuri për llaftari,

Që për ty e ruaj gjithmonē nē gji.

 

Dhe kam edhe besë edhe shpresë,

Jam dhuratë e jotja deri sa tē vdes.

 

Ditë vere e ngrysur 

Erdhi përsëri kjo ditë vere

Dhe sa të tilla do venē e do vinë

Në oborrin e shtëpisë ku më priste babai shkova,

Pluhuri kishte mbuluar çdo gjë,

Dimri vrarë e kishte atë vend.

 

Kajsia para porte kishte çelur

Më thoshte eja pranë meje se unē po të pres

Lulet për ty i çela

Të kujtosh gjithmonë tët ét.

 

Zërin e tij aty e kishte lënë

Më vinte në vesh…shiko moj grua, dil kush erdh’

E shtrenjta e babit ma zbukurove këtë ditë vere

Oborrin ma mbushe më gëzim e hare,

Me nipin e mbesat që m’i solle…

 

Oooh Zot sa qetësi,

Heshtje kudo në çdo vend

Askush nuk po më pret as tek shtëpia e babit

E as në lagje ku heshtja ka zënë vend

si një hije e zezë dhe e rëndë.

 

Në pragun e derës u ula

Pluhurin e lava me lotët e mallit

Tani vetēm shkova

Fëmijët m’u rritën, kanë marrë rrugën e vet….

 

As zërin e mamit nuk e dëgjova

Iku dhe ajo tek bijtë e saj,

Pa prag më la, pa më pritur

Nuk e mendonte se një ditë drynit shtëpinë testament ia la.

 

Ikën të gjithë,

Une rri e i pres për ditë vere e ditë moti

Kujtimin e tyre marr udhës sime

Ushqim per shpirtin e përmalluar e të lodhur

As dorē njeriu që hap portën,

As Konstandin që çohet dhe merr motrën.