Gina Kapaj Xhaferaj
Rrugë jete
Në shumë rrugë të dërgon jeta
Herë me diell herë me shi
Të merr lugën kur shtrohet gjella.
Të jep gaz edhe trishtim.
Të jep punë e pasuri
E të prishë çka ke ndërtuar.
Jeta shkon me shpejtësi
Të jep diell ditëpraruar.
Ti kujton një shokë në jetë
Sa fillon të ngrohet trupi.
Nëpër qiell mblidhen retë
Nëpër pyje vyshket druri.
Si pa dashur hynënë pus
Ku kërkon ndihmë të dalësh.
Buzë e tharë kërkon ujë
Kërkon lule portokallesh.
Kërkon zjarrin për tu tharë
Po te gjithë janë të shuar.
Rrugë e jetës shkon më larg
Mungon ditë e lumturuar.
I vë gjunjët te oxhaku
Flas me vete nëpër vite.
Kthehem prap me mall te pragu
Në kujtime fëmijërie.