Halime Musa:Poezi

Halime Musa

Dy gota

Lulja e vyshkurë në një vazo rri

Dy gota të mbushura mbi tavolinë

Nuk di kush i kishtë lenë nuk di kush i kishte mbyshur

Se pran tavolinës askush nuk qendronte ulur.

Një libër i vjetër rrinte i pluhërosur

I braktisur pran lules në tavolinë vendosurë

Varur në mur një gitarë e bukur

E mora për ti renë, teli ishte keputur.

 

Piano e vjetër një kryevepër arti

Pentagramet e shkruara nga kompozitor Mozarti

Një lule trendafili qëndronte mbi të

Si zë bilbili lëshonte një zë.

 

E mora në dorë trendafilin e kuq

Ende kishte aromë me kundërmim

U përkula lulës së vyshkur ti marri erë

Mbi pianon e vjetër prap filloi që qelë.

 

Manushaqja

Manushaqee bukur në bore paske qelurë

Aromën e pranverës e paske sjellur

A e sole dallendyshen qiellit fluturim

Dielline  pranverës borënb le ta shkrinë.

 

Ti i zgjove zymbylat dhe manaferrat

I lajmëroive të gjithë se erdhi pranvera

E largove dimrin borën po e shkrinë

Zogjët nga shtegëtimi i thirre fluturim.

 

Edhe lejlekun e sole  ga shtegëtimi

Po i gëzohet pranverës dhe ikjes së dimrit

Dielli i pranverës rrezon ndër brigje

Bora po shkrinë lumenjët por riten.

 

Bilbilatë ndër pemë këngën kan fillua

Ardhjes tënde të gjithë iu kanë gëzuar

E solle pranverën mel ule lulëzuar

Qiellin zbukurove me yje rrethuar.

 

Lumi dhe Zana

Një ditë një Zanë në breg duke pushuar¨

Lumi dol inga shtrati për tiu ofrua

Rrefehet Zana me lumin bënë cudi

Cfarë mor lum I bukur ka ndodhurë me ty.

 

Cfarë do të dish, e cfare dua të të them

Shumë trima të zot kanë pi ujë në këtë vend.

Ujë u kam dhënë, plagët u kam sherua

Në fole të Shqiponjave i kam strehua.

 

Këtu kanë pi ujë dhe kanë pushua

Era dhe Lisi kur janë dashurua

Thëllenzat në kodrina u kanë bërë roje

Bilbilat u këndonin këngë nëpër kroje.

 

Në të gjitha këti vise, fusha dhe male

Janë rritur skifter janë rritur sorkadhe

Nënlokja u dha bukë e unë u kam dhënë ujë.