Valbona R.Hadri:Poezi

Valbona R.Hadri

A thua

S’do t’i dêgjoj më rrahjet e zemrës tënde?
A thua zëri yt  do ti mungoj mëngjeseve, ku dimri bëhej verë ?!.
A mos vallë s’do kthehesh,
qoftë vetëm edhe njëherë, për hatrin tim?
Mos më thuaj  që  s’do presësh përfundimin e tregimit që e filluam dikur , diku ….?!.
Më premtove që do t’rrugëtojmë  bashkë me valvitjen e Flamurit,  në  trollin Dardan.
Ndërsa ti don të  tretësh, pa shijuar  edhe nga  një gotê verë ?!.
Mos të lutem, … mos,…..!!!
Hedh sytë  kaltërsisë Joniane, Butrintit të bukur,  Bistricës  së xhevahirtë   deri te Gjiri i Prevezës.
Mos më  lërë  vetëm të shkoj .
Bashkëngjitu tek hyjnorja me lutjet e mia, atje na pret  lulja e vyshkur.
I duhen ca pika ujë  për ta ringjallur,
i premtuam, prandaj s’të lë dot,
ÇAMËRI.

Në heshtje

Loja e mëkatarëve
Zhytur në fuqinë e djallit
Vazhdon nën tingujtë
E terrinës së fshehur.

Ngyrimi i botës,
zbehet nga  hukamat e hijenave.

Plasaritjet e zemrës së thyer
Marrin frymën e kalimtarëve.
Sëmbimi i tyre  sjell dhimbjen
e plagës së pa shëruar.

Fytyrat e rrënuara përballen me gjëmimet e kohës, ato mbyllin qerpikët, për t’iu shmangur imazheve tê acarta,  në kohën  e pa kohë.

Vrapimi pas dritave në të fikur  shkëput ringjalljen e luleborës.
Në pamundësi të ruajtjes së oxhakut,  mbyllen  kujtimet e stërgjyshërve, mjegullnajës së pafund.

Për çdo ditë  shtohet mpiksja e gjakut, në sofrën e shtruar  të fisit tim.

A thua, përse?

Fuqizimi i korbave,   kërkon kafshimin  mbi kurrizin e të  pafajshmëve.

Ku mbet  mëshira  dhe dashuria ?

Syri tretur i nënlokes nga gjurmët e kohës,
nuk e fal  dot lëndimin shpirtëror të saj,
ajo vazhdon t’i lutet  thellësisë  qiellore  për t’iu shmangur mallkimeve nga dhimbjet që sjell melodia e zërit në të shuar.

Zonjë meritore
(Kushtuar znj. Madeleine Albright)

E pashë në mbrëmjen e zjarreve
Nurin e saj plot shkëlqim gruaje

Shikimi i saj më ngjante në rreze drite, që depërtonte në brendësinë e  gjetjes sê çelësit për t’i hap portat e lirisë.

Është një pamje madhështie e femrës e veshur me dinjitet, e mbështjellë me yjet e flamurit të
të plotfuqishmëve.

Prandaj, ajo ndërtoi shumë shtëpi ndër ne, shtëpi me dyer të hapura për zonjën çlirimtare.

Tani, në fillim dite dhe në mbarim nateje, para emrit të saj, në shenjë falënderimi falen gjithë të gjallët e shpëtuar nga dora e zezë, që mbillte vdekje gjithandej trojeve tona mbi Dardani.

Udhë e thyer

Harrimi,
pamje  pasqyrimi nga  harrnimi  i copëzave,
të pasqyrës së  varur, murit të veshur, mjegullinë ,
në vjeshtën e hershme.

As unë nuk e di,
por ka humbur .
Ngjan, sikur vjen
erë myku .
Një ngulfatje në kërkimi për pak frymë njeriu.

Lëshuar përtokë
Tërhiqeshin  zvarrë,
ende nuk besonin se po u lëkunden rrënjët ,

Tê mëkatuar nga të vetët  ata  humbën ndjesinë për njëri tjetrin.
Çdo ditë e tyre mbështillet me  trishtim  dhe pa respekt.

Ata  ngjiten majave,  paksa tê turpëruar .
Por asesi nuk qajnë kokën për imazhet e dhimbjes që  lënë prapa vetës.

Herë – herë psherëtijnë   në gjysmërrêsirën e vakët, duke u zgërdhirë  , pêr t’i bërë  nder dhe qejf  kundërshtarëve.

Durimi i plasaritjeve të zemrës në mashtrim të lojërave,  rrënohet nga pangopësia për ta gjunjëzuar  kockën e të vetit me buzëqeshje të rreme.

Për çudi,
Aroma e harxhimit të dashurisë
Shpalos plagën e vjetër .

Ajo,
po vazhdon të kulloj me lutjen,
se do të gjej shpëtimin e ringjalljes nê ruatjen e themeleve tê mbetura me moshën e shtyer.

Dëshpërim

Ata arritën kulmin e pabesisë,
Kur shpallen se duart e arta
Do të jenë  përplot me  tridhjetë e gjashtë  shprehjet e  shkruara.

Dhe se vetëm ata qenkeshin të mençurit.
Por fjalët e tyre u tretën,
si flluskat.

Të pafajshmit nxorën lot  dëshpërimi, ndërsa lajmëtarët  i’u grahën kuajve, me urdhërin e lartë,se një  ditë  edhe ata  do  belbëzojnë  në rrokje.

Më  mirë  do të bëhet psherëtiu misionari me zërin e mekur.
Në dimrin e parë,
Copëzat e bukës në sqepin e trumcakut u thanë nga erërat tunduese .

Mendjet e humbura u  tretën në vajin e zogjëve të vrarë duke sjellur pamjet e një fundi,  të  magjes në  të sosur.