Hasan Selimi:Poezi

Hasan Selimi

NJËRI-TJETRIN PIKTUROJMË

Çohu e dashur,

ngrehu dhe dëgjo se çka solli Hyjnia,

një varg,

një këngë,

një fjalë pa zë.

 

Çohu e dashura ime …,

lexoje madhështinë e vargut që …

e solli tani duhia e vjeshtës.

 

Lexoje,

të lutem gëzohu, por lexoje,

në daç edhe trishtohu,

trishtohu që unë të këndoj trishëtimit tënd,

 

Prej gjumit të zgjova,

të ndaj me ty ardhjen,

të flas me ty edhe zgjuar,

këngën ta këndojmë tok,

ndoshta vjeshta po mbaron,

oshtinë lumenjtë,

pyjet po zhvishen,

malet zbardhen,

dushi i vjeshtës i ngarkon,

 

Zgjohu…

 

Të lutem zgjohu më gëzo,

lexoje vargun tim,

të dëgjoj zërin tënd,

melodinë e t`folmes tënde,

me kryeneçësinë rinore.

 

Lere natën në errësirën e saj,

diellin përqafoje bashkë me mua.

 

Terrin ngarkoje me psherëtima,

Hamall portesh,

terrina kob,

unë e ti në dritë.

 

Fytyrën e njëri-tjetrit të pikturojmë.