Irena Kuka Dragoti
Pyet veten, përse e zgjedh këtë rrugë?
Rruga drejt poezisë nuk është një ëndërr që të rikujtohet teksa zgjohesh një mëngjes të bukur plot diell , apo ajo dëshira duke medituar një pasdite me çaj ne dorë mes zogjve në kopësht, por një udhëtim i tërë i cili nis nga dhuntia, te leximi si proçes i vazhdueshëm, tek formimi yt në zhanrinletrar e njerëzor dhe më pas tek kultivimi si grykësi e egos tënde, pa u shkëputur nga realiteti, ku duhet të mësohesh të jetosh me mediokritetin, konkurencën e egos jo poezisë, zilinë, gjuajtjen me gurë etj etj. Dhe ti pyet veten :-
Pse e zgjodha këtë udhëtim?
A jam në gjendje unë t’i bëj ballë një mentaliteti të ngujuar e të pandryshuar si kanuni i Lekë Dukagjinit që precipiton në një standart imagjinar vlerash apo ngërthehet nga delirime të patrup kohe e largësie apo të përmbush standartin artisitik dhe profesional të saj, brenda liqenit të shpirtit…
A jam gati të zhvishem nga trupi i kujtesës apo ti largohem truallit njerëzor që di gjithçka për botën por asgjë për vehten?
A jam gati të sharlatohem nga një ambjent ku nuk flitet më për parametra e vlera por për ëndrra e dëshira nate…apo nga një ambient ku poezia e realizmit socialist imponohet si trashëgimi kombëtare pa u filtruar..
A jam gati të mbytem si një gur në fund liqeni duke shpërndarë rrathë negative e rreziku gjatë rënies, njerëzve që dua më shumë,e ti bëhem hije vetes?
A duhet të rend drejt një suksesi plazmik për tu verbuar e lumtur vetëm unë??
A jam gati të ringjall frikën e të qënit e dobët e të mohoj guximin e të jetuarit vetëm ?
E përmuajshme kulturore informative
Sa gjenerata do shkatërronte guximi yt nën hipnozën e arritjes së majave?
Kur del jashtë Atdheut ti kupton nga pozitat e një të vogli sa e rrejshme është drita e asaj që ti ke mitizuar e sa shumë trishtim fatlum të ka verbuar deri tani hapin si një dhuratë që Zoti ia bën vec sinqeritetit.
Para se ti hysh kësaj udhe gjithkujt nga ne i duhet një përballje me një sistem demokratik vlerash kulturore, ku poezia është e parelativizueshme dhe e pajustifikuar nga muret e autetinzmit kulturor. Ti duhet të testohesh në një standart bashkëkohor ku autentizmi kombëtar mbrohet veç nga bukuria kurse poezia nuk është garë mes njerëzorëve por pasqyrë për dritën ku shëmbëllimi mbetet më i madh se përmasat reale.
A jam gati të jetoj brenda cilësie e jashtë vetëtimave që e matin botën veç me sy?
A jam gati të lundroj brenda një lumi që çon ujë në det apo në një liqen ku gjithnjë bie shi.
A jam gati të shoh liqene groteske, utopike që zhduken pa profilizuar standartet e vetes apo delta si një kufi përtej tyre?
A jam e formuar mjaftueshëm nga ana kulturore sa të mos rrezikoj stabilitetin mendor?
Ëndrra është i vetmi zjarr që njeriu e ndezi padashje e që shpesh e rrit parakohe. Bota, mbetet një xhep ku strukim ambicjen kurse vetja një valixhe frikërash e nëse delirojmë për më tej ëndrrës, botës e vetes mund të gjendemi një ditë në një vend të shkretë duke dorëzuar lumturinë.
Bën gjithnjë dimër kur ti ëndërron e lufton veç emrin poet dhe fati kthehet në një poezi që nuk do shkruhet kurrë.
A duhet të dalim nga përmasat e kulturës sonë të vogël e ta bëjmë poezinë pëllëmbë , për të shtrënguar si një prekje e munguar njeriun brenda nesh