Elvira Zeneli:Poezi

Elvira Zeneli
RRUGËTIM NË KËRKIM TË DASHURISË
Rrugëtoj me heshtjen e natës,
Nën hijen e saj
ti je në ëndrrën time,
Si një det i trazuar
Frymarrjen ta paskam harruar
E ulur në këndin e heshtjes
Kthej kokën mënjanë
Malli për ty po më ndjek si hije nga pas.
Sa momente të bukura kaluam
Në shtratin e ëndrrave
Mbuluar me ndjesi shprese
Hiqi ato pranga robëruese
Eja dhe sille lumturinë e ëndrrës sime
Mos më lër të endem në humbëtirë
Mes një nate të mbushur me dritëhënë,
Aty ku dëshpërimi dhe pikëllimi im ka zënë vend.
Tingujt e kësaj nate do tē jenë refreni i simfonisë sonë të dashurisë
Valēt e nxehta do tē përplasen mbi trupat tanë tē harlisur
Do na çojnë në Kepin e shpresës
Tē përqafuar të nisim himnin lirik të dashurisë
Edhe vetë yjet të na kenē zili,
Si bējmē Ne, dashuri.