Elvira Zeneli: Poezi

Elvira Zeneli
E përhumbur 
E përhumbur në rrugën e gjatë të kujtimeve
Shfaqet në çdo çast imazhi yt
Marramendje, rrahje zemre dalë jashtë karaharorit
Toka rrotullohet para syve të mi
Veshur me mjergullën e mallit për ty.
Sa fundjava do kaloj me lot në sy,?!
Përgjigjmu, mos hesht!
Në ecejaket e mia
Nuk po mundem më
As dielli nuk po mi than lotët
Ditë pa ditë kaloj
Natë pa hënë shikoj…
Vetëm njē çast eja
Në gjoksin tënd fryma t’më ndalojë
Le të përfundoj në ferrin e Dantes
Të digjem me zjarrin e dashurisë
E vrarë me mallin e shpirtit,
E djegur me prushin e dashurisë
Udhëtoj nëpër ëndrra me një gjethe lisi
E zhveshur nga turpi i marrisë
E mbuluar me petalet dhe aromēn e kopshtit të Edenit,
Pastruar nga mëkati.