Janaq Jano
ANXHELA
– tregim-
-bazuar në historinë e vëtetë-
E vogël, e bukur si një gonxhe trëndafili, që pret ditët e bukura të pranverës të çelë petalet e bukura, e qeshur dhe e ëmbël si vetë dielli i pranverës, e shkathët si një balerinë, hidhej e vallzonte mbi krevatin e prindërve të saj, si të ishte një flutur e vërtetë e kësaj pranvere.
Zëri i saj kumbonte në të katër muret e dhomës, duke recituar vjershën për partinë që i kishte caktuar mësuesi i saj. Në darkë do dilte në skenë para gjithë fshatit tek vatra e kulturës. Ishte festa e Abetares dhe Anxhela do i tregonte babait, se tani ajo nuk është më e vogël, por lexonte e recitonte bukur.
Ajo mbyllte sytë duke imagjinuar sallën plot e përplot ashtu siç mbushet ajo në çdo festë dhe lëvizte duart e vogla plot ndjenja, duke e nxjerë zërin e saj, me fuqinë e një aktoreje të vërtetë.
Duartrokitjet dukeshin sikur e shoqëronin në çdo fjalë, por, ajo ishte fokusuar me imagjinatën e saj, në duartrokitjet dhe buzëqeshjen e babait të saj, të cilin do e lumturonte aq shumë.
Lumturia e kishte pushtuar aq shumë, saqë kur susta e krevatit e hidhte përpjetë, asaj i dukej se ishin duartrokitjet që e lumturonin dhe e bënin si një shpezë e lehtë.
Ishte vërtetë dita më e bukur e jetës së saj. Papritur hapet dera e dhomës dhe ajo hidhet menjëherë nga krevati, duke bërtitur fort:
– babiii , do vish të më dëgjosh në darkë sa bukur do recitoj? Ju hodh në qafë dhe ai me duart e ashpra si rudhat e një shkëmbi, e mbajti për një moment të përqafuar, si të ishte një copëz diell që po i ngrohte shpirtin e plagosur.
-Babi do qëndrojë ulur në karige dhe ti çupa e bukur e babit do recitosh vjershën bukur.
Anxhela si një kotelkë e vogël kërceu mbi krevat , duke parë babin.
– Dëgjomë babi! – tha vajza dhe filloi të recitonte plot ndjenja pa haruar asnjë fjalë.
-Ajde të përqafojë fort bab,i thirri ai duke e mbajtur mbërthyer mes krahëve, derisa dy pika loti nga sytë e tij, përshkuan si një rëke e nxehtë, fytyrën e qelqtë të Anxhelës.
-Bravo bija ime – vazhdonte ai përqafimin dhe vajza e vogël i dukej si një vegim i ëmbël që kish zbritur nga qielli.
Ishte i vetmi vegim i ëmbël që ia mbushte labirintet e shpirtit, plot me dritë.
Anxhelën e kishte lënë dy vjeçe e gjashtë muaj kur e muarën në burg. Ishte dënuar mbi katër vjet për armëmbajtje pa leje. E kishte kryer dënimin, në një nga burgjet famëkeqe të asaj kohe. Gjithë ditën punonte në një nga brigadat e arave, për të ritur e shkolluar Anxhelën, lumturinë më të madhe të kësaj jete.
Anxhela, për të ishte ilaçi i shpirtit, çlodhje e argëtim.
Muzgu po binte dalëngadalë. Kristo Shkëmbi, pasi veshi robat e reja të festës, u ruajt dhe doli për tek sheshi i fshatit.
-Mirëmbrëma Kristo, e përshëndeti mësuesi i Anxhelës, Ilua. – Sot s’duhet të mungosh, vajza do recitojë, vazhdoi ai.
-Patjetër Ilo, -ne për ata po punojmë , aprovoi ai.
Në qëndrën e fshatit, ishin mbledhur mbi dyzet burra, në bisedat e tyre të ndryshme.
” Qënkërka bërë dhëndër, pershpëriti dikush me zë të ultë kur pa Kriston që mos e dëgjonte Kristua”
Kristua përshëndeti duke mos vënë re asgjë dhe u fut në muhabetin e tyre duke diskutuar edhe vetë.
* * *
Vatra e kulturës ish mbushur plot e përplot me njerëz, ku s’ksh ku të hidhje kokrën e mollës. Ajo ziente dhe nga jashtë dukej si të ish një koshere bletësh. Prindërit e të gjithë rinin më këmbë, për të parë fëmijët e tyre.
Kosta ishte pozicionuar në një vend afër skenës , për ta ndjekur sa më afër Anxhelën.
Ajo lëvizte nga një cep në cepin tjetër, si të ish një flutur e vërtetë e kësaj pranvere.
Për një moment nga perdja e mbyllur, del petriti, komunist i vjetër dhe duke u drejtuar nga Kosta, ngriti zërin në mënyrë autoritare.
-Kosta Shkëmbi armiku i klasës , të dalë jashtë që të fillojë programi.
Të gjithë po vështronin nga Kosta se si do reagonte.
-Po -tha Kosta, -por më parë do marr edhe vajzën me vete.
– Ajo do edukohet me vijën e partisë -tha Petriti.
Kostës i kishte marrë flakë kraharori nga urrejtja, hapi rrugën me bëryla mes njerëzve, duke u ngjitur në shkallët e skenës.–Askush në botë nuk më ndan nga vajza time, — bërtiti ai kundër Petritit, sesa kundra partisë.
Kapi vajzën përdore, e ngriti në krah, duke zbritur shkallët gjithë zemërim. –Eja të ikim në shtëpi–i thosh të bijës. Anxhela po qante me ngashërim, duke i drejtuar duart nga mësuesi, sikur i lutej mësuesit të saj të dashur: -mermë mësus, mos më lër të ikëj… Ilua e shikonte skenën dramatike, uli kokën , sikur donte të thoshte: –Nuk mundem Anxhela, nuk kam forcë!. Sa i pafuqishëm i dukej vetja.
Sytë e të gjithëve ishin drejtuar nga ai dhe Anxhelës që qante me ngashërim. -Mos më merr babiiii… më lër me shoqet.
Prindërit përcollën me dhimbje ne shpirtin e tyre Kostën dhe ulërimat e Anxhelës, gjersa nata i përpiu në errësirën e saj. Dritat e festës të abetares, u shuan një e nga një, nën qerpikët e Anxhelës, nga loti i nxehtë që dilte si buronjë, në blerimin e pranverës vegimtare , të këtij ëngjëlli në rrugët plot dallgë të kësaj jete.
Shfaqja dramatike e Anxhelës, kish depërtuar thellë në çdo qelizë zemre të çdo prindi.
Pas pak në vatrën e kulturës u hap perdja.