Me peozitë e Albert HABAZAJ

Albert HABAZAJ

ELEGJIA E GURIT

Homazh për Mjeshtrin e punëve në gur, 87 vjeçarin Selman Pazaj nga Vranishti

Mora vesh një lajm të keq

Për një mjeshtër, burrë të mirë,

Arti ynë sot shpirt po heq

Se gurit i dha fytyrë.

 

Selman Pazaj vranishtnjoti,

Në qafë të shekullit ngjitur,

Monument, si Sofra e Zotit

Aty pranë me frymë i ngritur.

 

U rrokullisën ca gurë

Shpejt e shpejt këtë 2 maj,

Ç’erë pranë tij i paska prurë

Po dot s’i punoi ustai…

 

Në dy shekujt me furtunë

Ai gurit i dha frymë,

As natën nuk flinte gjumë

Kur tek guri kishte synë…

 

Mora sot lajmin e hidhur

Mali qan me lot të burrit,

Varg i penës s’rri dot lidhur

Thura elegjinë e gurit.

Tiranë – Vlorë: e martë, 02.05.2024

 

BALADË E BURRIT NË GURË

Mjeshtrit popullor të gurit, Selman Pazo nga Vranishti i Labërisë

Heshtjerëndë, imazh i gurit,

Ëndrrakaltër që i vogël,

Gurit dha besën e burrit

Kur ngjarjet ashtu i rrodhën…

 

Dhe i dha besën e labit

Selman Pazo nga Vranishti,

Zë qëndis gurët e malit

Shpirt i tij, dora dhe gishti.

 

Në kurriz hallet i mori

Dhe jetoi burrërisht,

Tym të bardhë oxhaku nxorri

Te Selmani bujarisht.

 

Dhe Kujtesa e Kulturës

E mban në radhë me fisnikë,

Sepse në sy të furtunës

Djers’ e nderit loton pikë …

 

Baladë e gurit për tingujt,

Baladë e burrit në gurë,

Bleta që bën mjaltë të hidhur,

Të çmuar për të sëmurë,

Selman Pazo nuk ka dy

Mjeshtër i culës së gurit.

Është njeri a legjendë ky?!

Në folklor – shtiz’ e flamurit.

 

Vlorë, e hënë, 20 janar 2020