Elvira Zeneli
MOS MË PRIT!
Mos mē prit,
Hera është tërbuar
Dhe zemërimi i saj ka trembur dhe detin,
Sa edhe vetë Tetida u fsheh në thellësi për t’ i ikur tronditjes së madhe.
Mos mē prit,
Se edhe mëritë e Poseidonit janē rebeluar
Dhe u kanē zēnē pritē tē gjitha shtigjeve që i pandehja se mund të më sjellin te ti pēr njē puthje gjithē zjarr për ty o dashuri.
Mos mē prit,
Ah, mos më prit,
Ndonëse pritja vetëm pritje prodhon,
Kur kaq shumë mëri bashkē me valēt e trazuara janē zgjuar dhe janē nisur drejt nesh, si kuaj tē bardhë me krifa të harbuara,
Që në pentagramin e jetës nota tē trishta
dhe muzikë funebre pēr ne të këndojnë.
Ç’t’i bësh,
Sonte fati na ka braktisur,
Kaq diga dhe mure të larta janë ndërtuar kundër nesh,
Sa bashkë me mëritē e perëndive s’ka mbetur asnjë gur pa lēvizur,
Qē tē mos jemi bashkē,
Pēr shumē lumturi,
E për shumē dashuri…