Sokol Demaku:Poezia urë lidhëse me popujve dhe kulturave

Sokol Demaku

  Poezia urë lidhëse me popujve dhe kulturave

-25 maj 2024 Festivali nderkombetar ”Sofra poetike Borås 2024”

Për të trembëdhjetën herë me radhë në organzimin të shoqatës kulturore shqiptare Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” me seli në qytetin e vogël industrial dhe shumë pitoresk Borås buzë lumit Viskan të shtunën në 25 maj 2024 në Ditën e  lindjes së të madhit poet të Rilindjes kombëtare Naim Frashëri mbahet Festivali ndërkombëtar i poezisë ”Sofra poetike Borås 2024”

Një Festival që ka berë zë, që ka bërë emër jo vetëm në kuadër të Mbretërisë së bashkuar, por edhe në mbar botën dhe i cili Festival grumbullon pena nga anë të ndryshme të botës të cilatë me entuziazëm dhe vullnet lexojnë dhe prezentojnë ndjnejat e tyre shprehurë në varg.

Edhe këtë vit ve ka kohë që nga shgtypio ka dalur Antologjia e Festivalit ”KUrorë fjalësh” dhe në suedisht ”En krans av ord” realizuar nga anëtar të QKSH Migjeni e  në të cilën janë përfshi punime poetike të mbi 147 poeteve nga anë të ndryshme të botës në tetëmbdhjetë gjuhë dhe ate në shqip, suedisht, anglisht, kroatisht, bullgarisht, cekisht, arabisht, boshnjakqe, turqisht, spanjolle, italiane, kirgize, moldove, tai, nepali, inidnae, maqedone dhe portugeze.

Pjesë marrjen e tyre ditën e shtunë në 25 maj 2024 kanë lajmerua mbi 30 poet nga vende të ndryshme, të cilët do jenë ata që do të madheshtojnë këtë Festival me pjesëmarrjen e tyre.

Nga Republika e  Kosovës mysafirë i Festivalit do jete Ismet Krasniqi-Lala, nga Republika e Shqiperisë Idajete Hamzallari perfaqësuese e Shtëpisë botuese ”Dituria” Tiranë, nga Londra poeti dhe botuesi i njohur vlonjat Fatmir Terziu, nga Greqia anëtar të shoqates ”Vëllazeria” dhe nga Republika e Maqedonisë veriore përfaqësues të shoqates së shkrimtareve  nga Tetova ”Oneum”, poet dhe adhurues të poezise nga Suedia, poet me renome edhe jashta kufijeve suedez si Louise Harvaldsson dhe Ingeli Aalto.

QKSH Migjeni, falenderon qytetin Borås dhe Kultur i Väst nga Göteborg për mbeshtetjen dhe finansimin e gjithmbarshëm të këtij Festivali Nderkombëtar.