Me poezitë e Argjira Ukimeri

Argjira Ukimeri

Liria fjalë e shenjtë 

Liria është fjalë magjike

Që magjeps çdo njeri

Liria fjalë e praruar me rreze dielli

Që vlen sa bota që ka flori

Liria burimin e ka

Në zemrën e njerëzisë

Liria burimin e ka

Në buzëqeshjen e fëmisë

Liria burimin e ka

Në rreze të ngrohta të Diellit

Liria burimin e ka

Në pranverën e luleve t’prillitLiria është e vetmja gjë

Që vlen më shumë se çdo gjë

Liria i jep kuptim jetës

E bekuar nga Krijuesi i planetës

 

Kabashi i Prizrenit 

 

Atje ku bjeshket puqen me qiellin

Atje ku toka u la me gjak

Trimat e Arbërit luftuan me shkaun

Duke e mbrojtur pragun, pa ju pasur hak.

Atje ku bjeshkët puqen me qiellin

E zanat e malit bëjnë roje

Ndodhet Kabashi i Prizrenit

Më i lashti në këto troje.

Unë ndihem krenare

Që jam nga Kabashi

Jam mbesa e Rrustës

E Salih Shabanit.

Kur bashkë me prindërit

Shkojmë për vizitë

Shqiponjat krenare

Dalin me na prit.