Një pas dite me poezinë e Elvira Zeneli

Elvira Zeneli
NËSE MUNDESH
Nese mundesh kurrë mos e kthe kokën pas
Lëre të shkuarën nē honet e harresës
Shiko larg në horizont
Se ke një yll që rrugën e gjatë  të tregon.
Nëse ke forcë ec përpara me hapa të fortë
Thyeje akullin që pritë të ka zënë
Bora le të shkrihet nën kēmbët e tua
Lëre jetën të rrjedhë lirshēm
Si do ajo vetë
Apo siç thoshte edhe ai filozofi i moçëm,pranë lumit
Në qytetin e tij plot shkëlqim tē mermertë
Le të flasin të ligjtë e të pabesët
Injorantet dhe diletantët
Nga zilia
Nga mëria
Nga xhelozia
Ti ec kryelartë në rrugën tënde
Se dredharakët në humnerën e padijes përfundojnë….
Ti je vetëvetja
Je forca
Je guximi
Je ripërtëritja e jetës
Je madhështia e kësaj bote
Je sfiduesja
Je ideatorja
Je triumfatorja…!
Lëre syrin ta nxjerri pikën e lotit
Lëre hënën ta ndriçoje ballin
Rrezet e diellit mbi ty shkelqejnë
O dritë e kësaj bote e njerëzve të mjerë…