Gladiola Jorbus
Këshilla
Dhe vjen çasti kur bindesh
Se nuk ishte rruga më e lehtë.
Por ti ishe bërë më e fortë.
Nëse ndihesh e trishtë Buzëqesh!
Sepse të qash është kaq e thjeshtë.
Nëse vërtet…
me shpirt…
dëshiron diçka.
Vrapo, fluturo,
ec pas saj,
Zvarritu…
veç bëj një hap.
Në fund të secilës betejë,
mos shih ç’ke humbur.
Por ç’ke fituar!
Mos loto për ata
Që prej teje largohen.
Ndoshta jeta të mbrojti nga një lëndim tinëzar.
E në fund,
Puno për ëndrrat e tua.
Këmbëngul, guxo, lutu!
Sepse Zoti është pafundësisht bujar!