Gina Kapej
Udhëtim magjik
U nisëm që pa aguar mirë
Shpejt e shpejt e me nxitim.
Të gjithë kishim mes vetes krenarinë
Mrekulli e vërtetë ky udhëtim.
Kur hipëm në qiell në aeroplan
Një nga shoqet u frikësua një çikë
Zbritëm të gjithë bashkë si shqiptarë
Te dera na prisnin fytyra plot dritë.
I kuptuam dhe me shikimin
se na u dukën si kushurinj.
Sokoli e Xhelali atje prisnin
si lisa në këmbë me dritë.
Ecjen me makinë të gjithë filluam
Çfarë të thoshim më parë?
Kur flisnim të gjithë të gëzuar.
Çdo gjë ngjante si behar.
Me ndjenjë të thellë bekuar nga zoti.
Ishin Anxhela Aleksandri Gladiola Arjani
djem e vajza me zemër e gjak patrioti
Ishim me gjak të pastër shqiptari.
Në cilën makinë të futeshe ishte njësoj
Zgjohej Tetova, Kosova a Mal i Zi.
Ishim poetë nga cdo anë nëpër botë
Mes tyre Fatmir Terziu dekan universiteti në Britani
Sa gojëëmbla Sadije e Behare nga Tetova
Të lumtë o Sokol Demaku, kryekrushku në Suedi
Na bëtë një Shqipëri të vogël te sofra
Ku folëm, vallzuam e kënduam me shpirt.
Kënduam për mëmëdheun e shtrenjtë
U mblodhëm atje si klloçka me zogjtë e saj
sikur kishim të gjithë në një qytet.
Sikur ishim të gjithë me krahë.
Bashkë hanim mëngjezin drekën e pas darke.
Bëheshim një shoqëri për t’u pasur zili
Vështirë që të besonim ndarjen
Këtë na e jepte gjuha që flisnim të gjithë
Dhamë prapë takim të ri në Athinë
Se duam përherë të sinqertën shoqëri
Do takohemi vitin tjetër me mall në Suedi.
Me fjalën e bukur që na jep krenari
Sokol Kosova mik i shtrenjtë
Fjalën tënde mbajmë në gji
Mirë u takofshim në vjeshtë
Vitin tjetër atje tek ti përsëri!
Gina Kapej
Athinë 29 /4/2024