Elvira Zeneli
MOS U LARGO SONTE
Sonte nuk më dehu gota e verës sē ēmbēl si nē ditirambet e Dionisit,
As flladi i mbremjes së vonë
Jo, sonte u deha me ëndrrën dhe kujtimet
Me muzën sonte u deha…
Vallëzuam nëpër vendet ku ne kaluam
U shtriva mbi gonxhet e trëndafilit
Si princeshë gishtëza u bëra
Dhe u freskova me vesën e mëngjesit
Sa puthja jote më mori me vete.
Liqeni kaltrosh i lumturisë
Me gjethet e shelgut vallëzonte mbi trup ëmbël e shpupuriste.
Trupin hartë e bëra për të zbuluar mrekullitë e kësaj bote
Lapsi im ishe ti që udhëtove drejt ishullit të vetmuar e me dashuri e gjallërove…
Eh, kjo ëndërr sonte më dehu
E sytë mbyllur po m’i mban
Mos u largo, rri edhe pak
Është planeti ynë ku të dy duam të jetojmë.