Nga Gladiola Jorbus :’’Zëri i këngës sate’’ jehon në Skandinavi

Nga Gladiola Jorbus

’’Zëri i këngës sate’’ jehon në Skandinavi

Sokol Demaku vjen para lexuesit me vëllimin ‘’ Zëri i këngës sate’. Titulli sugjeron simfoninë e pambarimtë të shpirtit, i cili nuk resht së ekslporuari errësirën, natën, lisin, fotografinë, polin Verior, udhëtarin, vetminë, introspeksionin, shelgun e gjelbër e shumë të tjera. Poetët janë kategori më vete njerëzore me ndjeshmërinë, empatinë, brishtësinë, emancipimin dhe shquhen për aftësinë e tyre në udhëheqjen e shoqërisë drejt dijes, vlerave, emancipimit dhe ndriçimit.

Poezitë e Sokol Demakut mund të thellohen në tema të aventurës, zbulimit ose dëshirës përmes metaforave që lidhen me udhëtimin dhe përvojën njerëzore. Në çdo varg, lexuesi përcjell imazhe, tone dhe emocione.

Jeta në vëllimin poetik ‘’ Zëri i këngës sate’’ është i drejtpërdrejtë, por interpretimi varet nga konteksti nëse i referohet plotësisë së jetës, mbijetesës apo ekzistencës. ‘’Nënëlokja’’ mund të konsiderohet një poezi e përzgjedhur për mesazhin dhe mungesën e fjalëve artificiale, por mbi të gjitha për krenarinë e madhe.

Kujtimet e poetit përplasen në korridoret e kohës, me pasqyrimet apokaliptike të së shkuarës. Pikat e shiut dhe lotët ngjallin ndjesi shqisore. Poeti përshkruan shiun – tingullin, flladin, erën dhe kujtimet. Shiu simbolizon ripërtëritjen dhe melankolinë. Poezitë enden në kontrastin midis optimizmit dhe pesimizmit duke përshkruar se si zëra të ndryshëm në shoqëri e shohin të ardhmen; disa janë më shpresëdhënës e të tjerë më skeptikë.

Gjithashtu vërehet reflektimi i një teme delikate si mërgimi dhe ndikimi i tij në jetë e zhvillim shoqëror.

Në vëllimin më të fundit të Sokol Demakut, “Zëri i këngës sate” mund të dallojmë potencialin dhe kapacitetin njerëzor për të kapërcyer pengesat dhe për të gjetur bekimin e shpresës, pavarësisht sfidave. Kur shëtit në kopshtin e poezisë së Sokolit, mund të ndjesh aromën, lutjen, psherëtimën, frikën dhe frymëmarrjen e çdo petali poetik dhe të meditosh gjatë me to.