Elvira Zeneli
VËSHTRIMI I ZJARRTË
Mos ki frikë nga valët e tërbuara të detit
Nëse të hedhin në një breg tjetër,
Druhem se mos vjen fshehtas
Dhe të kafshon një ujk i vjetër.
Dylufto, te lutem, pa frikë
Derisa një ditë ty të takoj,
Ujkut do t’i dal vetë në pritë
Vetëm me shikim do ta shkatërroj!
Se unë vështrimin e kam të zjarrtë,
Si një Zeus që gjuan me rrufe,
Ujkun e vjetër do ta pjek të gjallë
Që bashkë të ngjizim dashurinë e re!