Disa caste me poeten Nezi Plaku Velaj

Nezi Plaku Velaj
Falëm dashuri ju luta jetës
Falëm dashuri, se më lodhi dimri, më lodhën udhëkryqet,
Vjeshta me shiun litar dhe ai qiell me rrebeshe, më bëri gri,
Në ditët e bardha, djelli nxinte, ish bërë pis nga pluhuri dhe balta,
Më mbështill në gji, kur zemra tkurr lotin e tharë ndënë sy.
Derdhe dritën tek dy sytë e venitur, që kanë humbur shpresën
Zemra rreh pa ritëm, si krater vullkani kur s’ka në qiell yje
S’ju bën dot ballë babëzive të mënxyrta të kesaj bote pise,
Mëngjesi është i zymtë, i trubulluar nga shikimet e mjergullave të brymta
Mos e shpërfill trëndafilin, kur çel në sy me petale të gjelbërta
As dhimbjen që fillon dhe s’mbaron kurrë, ndënë brinjë,
Dashuritë e mëdha s’japin dot, as marrin dashuri të pista
S’dua të mbeten skllav i plageve të hapura, as atyre me kore e me gjak të ngrirë.
Mos e ler të rrudhur shpirtin nga brejtjet e klithjeve
Se dashuria nuk është lypsare e pa skrupullt e rrugve pa yje
Ajo s’rrëmben gjahun si skifter atë që s’meriton në zbrazësira,
Por e fal zemrën pa kopromise dhe pazare të pista.
Më lër të pushoj pakëz në qetësinë e zërit tënd, të kësaj jete të sfilitur
Jam si një boçe bonzhuri, që çan edhe borën kur nxjerr një syth,
Është e mbushur plot me dritë qielli, me petale të blerta
Ska vënd për hipokrizi, se vetja s’mund të fshihet nga vetja e saj dhe as nga dashuria që jep e merr.