Një mbrmeje me vargjet e Nexhi Baushit

Nexhi Baushi

DIMËR MBI QELQ
Këtë natë ,
nuk pres të vijnë
vizitorë!
Në dritare e vetme,
vështroj qiellin.
Mbi një degëz të tharë,
një zog i ngratë,
si unë dhe ai,
nuk ka ,
me kë të kuvendojë.
Këtë natë dimri,
i akullt është ajri,
era tinzare tërbuar,
fishkëllen.
Maleve të lartë,
bora e bardhë hedh,
vellon e virgjërisë.
Përmbi qelq,
mendimet c’më trazojnë
imagjinatën.
Embëlsisht gishtërinjtë,
lëkurën e kripur
dhe shpirtin
trazojnë.
Mbi qelq të syve
vështrohemi
nis të lulëzojë
një syth i ri.
Nga larg ndjej
ngrohtësinë tënde
që trazohet me timen
unë nuk dua ty dhe mua,
unë dua një ne.
NB, 21.Qershore 2024
Shkëputur nga përmbledhja me poezi
“SONTE DYSHOJ QE YJET SHUHEN”